Home Këshilla të ndryshme Bullizmi dhe autizmi

Bullizmi dhe autizmi

bullizmiNjë studim i ri i publikuar në arkivën e Mjeksisë të Pediatrisë dhe Adoleshentëve sugjeron se adoleshentët me çrregullimin e spektrit të autizmit (ÇSA) – të cilët janë shpesh herë të prekur nga bullizmi- janë të targetuar më shpesh se bashkëmoshatarët e tyre që nuk kanë ÇSA.      

Studimi, i cili jep informacione nga një ekzaminim i gjatë i “adoleshentët që marrin shërbime të edukimit special”, tregon se 46.3% — ose pothuajse gjysma – e meshkujve dhe femrave të rinj me ÇSA  janë viktima të bullizmit.

Konkluzionet janë të bazuara në intervistat me më shumë se 900 prindër të fëmijëve me ÇSA; kërkuesit gjithashtu mblodhën të dhëna edhe nga pjestarët e stafit të shkollave të nxënësve dhe nga drejtorët e shkollave.

Studimet gjetën se studentët me ADHD ashtu si ata me ÇSA viktimizoheshin më shpesh se ata pa ADHD  (55.6% vs. 41.4%).

Statistikat gjithashtu treguan se integrimi i adoleshentëve me ÇSA  në klasat me edukim të përgjithshëm nuk është gjithmonë një zgjidhje për problemin e bullizmit; në fakt e përkeqson atë. Ky konkluzion, sipas autorëve “kontradikton studime të mëparshme”. Ndërkohë që studime të mëparshme tregojnë se fëmijët me ÇSA do të fitonin nga puna dhe mësimi me popullsinë e studentëve normal, ky kërkim tregoi se studentët në këtë spektrum që kishin më shumë se treçerekun e klasës me edukim të përgjithshëm, kishin më shumë të ngjarë të viktimizoheshin (por më pak të ngjarë të jenë ata vetë ata që bëjnë bullizmin) se sa studentët e tjerë. Në fakt, më shumë se 70% e studentëve me 76-100% të klasës së tyre me edukim të përgjithshëm, u gjet se ishin viktima të bullizmit.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...