Home Këshilla të ndryshme Burrat e stresuar terhiqen nga grate e renda

Burrat e stresuar terhiqen nga grate e renda

Kur burrat vihen në situata stresuese, tentojnë të shohin gratë e shëndosha dhe të rënda si më tërheqëse, bëhet e ditur nga një studim i kryer së fundmi.

Kërkuesit në Britaninë e Madhe zbuluan se njerëzit e ekspozuar ndaj detyrave të vështira që synonin t’i vinin nën presion, rezultuan se pëlqenin një gamë më të gjerë grash, ku pesha dhe format e bollshme shiheshin me pozitivitet.

Studimi del në konkluzionin se stresi mund të ndryshojë parametrat mbi të cilat meshkujt i gjykojnë femrat.

Skuadra e studiuesve nga Londra dhe Njukastëll e publikoi studimin e vet te gazeta Plos One.

“Ka shumë studime që sugjerojnë se preferencat mbi përmasat trupore të partnerit ideal janë të ngulitura mirë në ndërgjeje, por me këtë studim, kjo del e pavërtetë,” deklaroi një nga studiuesit, Dr. Martin Tovee.

Studime të shumta vërejnë se koncepti i meshkujve mbi të bukurën te femrat ka ndryshuar gjatë shekullit të fundit, ku media televizive ka dhënë një ndikim të madh duke paraqitur vetëm femrat elegante si tërheqëse. Studimet mbi pikturat klasike sugjerojnë se në kohët e vjetra femrat e shëndosha ose relativisht të shëndosha qenë simbol i të bukurës.

Por studiuesit thonë se këto shije janë të pranishme edhe sot, vetëm se janë në varësi të gjendjes emocionale të meshkujve.

“Nëse shikon ambientin, në vendet ku ushqimi është i pakët njerëzit pëlqejnë përmasa trupore të bollshme te partneri, ndryshe nga vendet ku ushqimi është i bollshëm dhe jeta është shumë më e lehtë,” shpjegon Tovee.

Vende si Britania e Madhe kanë dalë nga epoka kur ushqimi bazë qe i pasigurtë që prej shumë dekadash tashmë, megjithatë, meshkujt e studiuar treguan se mjafton pak stres që instikti i partneres së bollshme si simbol i mirëqënies, sigurisë dhe të bukurës, të rikthehet në ndërgjegjen e tyre.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

A po merrni mjaftueshëm vitamina dhe minerale

Secili prej nesh ka nevojë për dhjetëra vitamina dhe minerale, për të arritur shëndetin optimal. Por, si mund të mësoni nëse po konsumoni mjaftueshëm? Marrja e vitaminave dhe mineraleve mund të jetë një çështje sfiduese, për arsyet e mëposhtme: Numri i madh i vitaminave dhe mineraleve Më shumë se 31 vitamina thelbësore dhe minerale duhet të konsumohen rregullisht. Por, vështirë se dikush ka kohën...