Home Këshilla Seksuale Burrat preferojnë më shumë gjoksin natyral

Burrat preferojnë më shumë gjoksin natyral

Ashtu siç kishte treguar në librin ku i thurte “himn” këmbëve, të fotografuara nga objektivi “maniak” i Elmer Batters, redaktori Taschen e kishte kuptuar se për një fetishit, objektet janë të rëndësishme po aq sa edhe fotografitë.

“Ideja është që në librari vëllimi të shihet me sy të mirë, por më pas në intimitetin e shtëpisë çdokush mund të fillojë të zbërthejë mes duarve që i dridhen reçipetat, duke shfaqur para vetes një gjoks të mrekullueshëm”, thotë e qetë Dian Hanson. Titulli “The big book of breasts” (“Libri i madh për gjoksin”, nuk lë dyshime për përmbajtjen dhe surprizat e shoqërojnë lexuesin (ose më mirë gjoksi) në secilën nga 400 faqet e librit.

Ka edhe kapituj dedikuar emrave legjendarë, duke filluar nga Kitten Natividad e Uschi Digard (yje në filmat e Russ Meyer) te “Tempest Storm” dhe Candy Barr, striptiste që përfundoi në burg, pasi qëlloi një nga burrat e saj dhe që të dashurit adhuronte t‘i zgjidhte gangsterë ose mafiozë; njëri prej tyre ishte edhe Jack Ruby, njeriu që vrau Lee Oswald, një nga truprojat e John Kennedi.

Të seleksionuara me durim të madh nga arkivi privat i një koleksionisti misterioz, që vendos vetëm inicialet A.R.S., e që jeton duke shitur pjesë gazetash “skandaloze” në faqen e internetit, “yesterdaygirls.com”, fotot e shumta të librit vizualizojnë epopenë amerikane të fiksimit për “big tits” (gjokset e mëdha).

Të gjitha bukuroshet e 400 faqeve të librit duket se i bashkon një fakt i vetëm. Aty pozojnë “si i ka bërë nëna” dhe vijnë nga një epokë në të cilën silikoni përdorej vetëm si izolues dhe jo si mjet për të modeluar trupin njerëzor, ndërsa periudha e fotove u takon viteve ‘50-‘70.

Autorja Dian e shoqëron lexuesin në sekretet e këtij fiksimi, për të cilin amerikanët kanë shpikur edhe një slogan (“Thanks for the mammaries”, “Faleminderit për gjoksin”, një lojë fjalësh në vend të shprehjes së zakonshme “Thanks for memories” (“Faleminderit për kujtesën”).

Të shpërndara andej këndej, informacionet dhe analizat sociologjike duket se e kanë bërë Hanson një psikologe seksuale, edhe pse ajo nuk ka frikë nga etiketa e pornografes, që përkundrazi e mban “veshur” me krenari. Përpara se të botonte një libër për gjoksin, Dian kishte punuar për shumë vjet rresht në revistën “Historia e burrave”. Me mjeshtëri dhe finesë ajo paraqiste aty gjithçka për sekretet dhe të fshehtat e meshkujve.

Dian Hanson ka drejtuar për 25 vjet rresht gazeta për të rritur: është aq e famshme, sa që tani ka një edhe një klub fansash, si dhe shumë përfshirje e bashkëpunime në librat më të mëdhenj erotikë ndër vite. Megjithatë, gjithmonë e ka përkufizuar veten si të zakonshme dhe kurrë nuk e ka treguar fytyrën e saj: madje i mirënjohuri Helmut Newton ka arritur ta fotografojë vetëm të mbuluar nga një maskë.

Le ta nisim me një pyetje të tillë: Çfarë kërkon një grua si ju, e bukur, e kërkuar dhe elegante në një botë të tillë?

Thjesht zbaviten.

Seksi dhe erotika duket sikur janë gjëra për meshkuj?

Po ju tregoj një histori. Na ishte dikur një vajzë e turpshme në një familje me origjinë angleze, gjermane dhe skandinave. Babai i saj ishte abonuar te revista “Playboy” dhe ndonjëherë i tregonte ndonjë foto që e zgjidhte vetë, pasi i shikonte të gjitha me kujdes. Një ditë plot kuriozitet vajza vendosi të kthente përmbys gjithë shtëpinë për të gjetur vendin se ku babai i saj i vendoste ato revista.

I gjeti i shfletoi dhe vendosi të mos hiqte më dorë nga ato. Ajo vajzë jam unë dhe ajo që nuk arrita të kuptoja kurrë ishte se përse babai im më tregonte ato fotografi, ndoshta sepse nëna ime nuk donte t‘ia dinte dhe ai, si të gjithë burrat, kishte nevojë të ndante interesat e tij dhe të socializohej, por nuk kishte asnjë shok. Rezultati i gjithë kësaj ishte se pothuajse gjatë gjithë rinisë sime edhe unë kam qenë e abonuar në “Playboy”.

Nga lindi ideja e një libri për gjinjtë?

Nga ideja për të historizuar pasionin për një pjesë të rëndësishme të trupit të një femre. Në fillim jam nisur nga revolucioni francez, ku gratë e klasës së mesme dhe të lartë duhej të kishin gjokse të vogla, ndaj nuk i ushqenin me gji fëmijët e tyre, por merrnin shërbëtore për ta bërë këtë. Pastaj revolucioni ndryshoi gjithçka.

Gratë u bënë kampione të nevojës për të përdorur gjoksin, siç tregon edhe figura e Marianne, simbol i Francës së re, e cila ishte gati për të përdorur gjinjtë për të ushqyer kombin e saj. Në Amerikë nuk ka ekzistuar kurrë kjo diferencë klasash, sepse njerëzit që kanë populluar vendin tim vinin nga shtresat e ulëta, që nuk pushonin kurrë së ushqyeri me gji fëmijët e tyre.

Kur filluan të shfaqeshin edhe ushqimet e para të gatshme, qumështi i gjirit kaloi në shishe dhe fëmijët filluan të ushqeheshin me biberon, gjoksi u bë një element dekorativ, tërësisht seksual. Dhe pas luftës, në gjokset e mëdhenj burrat shihnin shpresën për të rilindur. Gjokset e dizajnuar ishin të gjithë të mëdhenj, tamam si ato që shfaqeshin nëpër filma: ishin vitet e arta të Rita Hayworth e Jane Russel, ku thuhej se kishte “dy arsye të mëdha për të pasur sukses”.

Sot burrat preferojnë gjoksin natyral apo të ribërë?

Preferojnë natyralin, edhe pse pjesa më e madhe e grave mendojnë të kundërtën. Sapo kam ndaluar së publikuari një gazetë që titullohej “Gjoksin jashtë”, e cila i kushtohej tërësisht gjinjve artificialë, të cilën e kisha nisur që nga viti 1993, kur sapo kishin filluar të shfaqeshin lajmet e kronikës mbi efektet anësore të silikonit dhe atëherë e kuptova se isha duke promovuar diçka shumë të rrezikshme për shëndetin e grave.

Cila është gazeta që ju ka dhënë më shumë kënaqësi?

“Leg Show”. Kur mora drejtimin e saj shiste 50 mijë kopje çdo dy muaj. Unë e transformova tërësisht, e bëra me 160 faqe, ndryshova tërësisht tematikën. Një revolucion që solli shitjen e saj deri në 210 mijë kopje në muaj.

Po ajo për të cilën ndiheni më pak krenare?

“Hooker”, që ndërtohej duke prerë fotot nga gazetat e tjera. Aty gjeje lajmërime të tipit “të shesësh të mbathura të përdorura”. Kështu, dy vajza merreshin me biznesin. Merrnin një palë të brendshme, të cilat i blinin me shumicë dhe aty fërkonin një peshk që qelbej erë. Më pas ia dërgonin lexuesve, të shoqëruar nga një letër, në të cilën kërkonin që t‘i blinin, pasi vajza e këtyre “të brendshmeve” ishte shumë keq ekonomikisht. Në këtë pikë blerësit këmbëngulnin shumë dhe kërkonin me çdo kusht ta takonin.

Jeni krenare për kalimin nga gazetat, në redaktore e librave të “Taschen”?

Nuk kam iluzione artistike. E di shumë mirë që pornografia nuk është art, por një mjet. Maksimumi mund të themi që është një art i përdorshëm, në fund të së cilit qëndron masturbimi. Gjithmonë i kam inkurajuar lexuesit e mi ta bënin një gjë të tillë pa u fshehur. Në fund të fundit, ç‘të keqe ka të masturbosh? Është njëlloj si të hash. Nëse ulesh në tavolinë për të ngrënë dhe për të provuar kënaqësi mund të shkosh në banjë për të njëjtën arsye. Nuk ka asgjë për të ardhur turp. Edhe redaktori im është një burrë që nuk ka turp nga kënaqësitë e tij. Ai e adhuron pornografinë dhe masturbimin.

Mendoni se burrat janë të gjithë njëlloj, të gjithë maniakë seksualë?

Jo, sepse ekzistojnë dy kategori shumë të ndryshme nga njëra- tjetra: pervers dhe “dirty guy” (djalë i pistë). Të parët kanë një interes seksual shumë specifik dhe kërkojnë të kënaqen gjithmonë dhe vetëm kjo u intereson, ndërsa të dytët kanë dëshirë të madhe për të eksperimentuar dhe kërkojnë forma të reja kënaqësie. Personalisht preferoj tipin e dytë, sepse janë më fleksibël dhe ofrojnë varietete të ndryshme.

Libri juaj i parë, 25 vjet më parë titullohej “How to pick up men” (“Si të bësh për vete një burrë”). Çfarë u sugjeronte lexuesve tuaj?

Të hynin në një bar. Të porosisnin një gotë për të tërhequr vëmendjen, t‘ia ngulnin sytë tipit që u pëlqente më shumë, t‘i afroheshin dhe t‘i thoshin: “Do të më …”?

Funksionon gjithmonë?

Në të kaluarën funksiononte më shumë. Tani burrat kanë frikë nga gratë shumë të emancipuara.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...