Home Modë & Estetikë Buzëkuqtë e errët në trend këtë sezon

Buzëkuqtë e errët në trend këtë sezon

 Buzëkuqtë e errët në trend këtë sezonGjatë 2-3 viteve të fundit kemi pasur mundësinë për të mësuar rreth asaj se në cilat mënyra të kombinohen dhe të aplikohen nuancat e ndritshme të buzëkuqit.

Nuancë të gjerë të përdorimit te shumica e femrave do të gjejnë nuancat e kuqe të errëta të buzëkuqit,raporton Gazeta Kosova Sot

NUANCA E FRUTAVE TË MALIT Për femrat, që nuk duan të heqin dorë nga eleganca, feminiteti dhe delikatesa… përzgjidhni nuancat në fruta të malit, që në vete ka nuancën e ngjyrës rozë. Nëse dëshironi një dukje si Jennifer Lopez, mos harroni efektin “smokey eyes” në sy.

NUANCA E QERSHISË SË PJEKUR Lirisht mund të thuhet se është një nga nuancat ‘më të zakonshme’, por edhe nuancave më popullore të kuqe të errëta, që u shkojnë për shtati personave me çehre të ndritshme. Krahas kësaj, kombinoni edhe grimin e lehtë dhe më të ajrosur.

NUANCA E KUQE E KUMBULLËS Për dukje verore, kur teni juaj të jetë nxirë, krejt çfarë ju nevojitet është hija e lehtë, maskarë dhe buzëkuqi në nuancë të kuqe të kumbullës. Bonusi i gjithë kësaj është edhe fakti se dhëmbët tuaj do të shkëlqejnë nga bardhësia.

NUANCA E PATËLLXHANIT Nuanca e fundit e nuancave të buzëkuqit më së shumti do të përqafohet nga femrat dhe gratë e reja, sepse vërtet lë gjurmë, diçka që shumë femra nuk do ta kenë guximin për ta aplikuar.

NUANCA E DHEUT TË VERËS SË KUQE Në këtë nuancë gjejmë të kuqen e errët dhe atë ezmere, sikurse në verërat e shumta të Mesdheut. Shkëlqyeshëm u përshtatet personave, që kanë nuanca të ngjyrës së flokut të artë, të kuqe dhe ezmere, si dhe çehre më të zbehtë dhe më të errët.

NUANCA E MESNATËS SË VERËS SË KUQE Kjo nuancë e errët dhe pa shkëlqim në buzë do të duket hatashëm, nëse nuk keni çehre tepër të zbehtë. Po ashtu, me këtë buzëkuq shmangni ngjyrat e ndezura në mollëza dhe kapakët e syve. Pjesa tjetër e grimit duhet të jetë e thjeshtë. Shmangni dukjen e “vampires së

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Tërhiqeni lëkurën e dorës, do të zbuloni diçka të madhe për shëndetin

Më shumë se gjysma e popullsisë në botë janë të prekur nga dehidratimi, që mund të shkaktojë probleme serioze për shëndetin. Në videon në vijim tregohet sesi mund të kuptoni nëse vuani nga dehidratimi ose jo. Tërhiqeni pjesën e sipërme të lëkurës në njërën dore dhe nëse ajo mblidhet duke krijuar shumë vija dhe shkon në vend me pak vonesë,...