Të gjithë e dimë se çajet janë pije të shëndetshme, që më së shpeshti i pimë kur jemi të ftohur apo kur kemi grip.
Por, çajet kanë edhe një aftësi të madhe parandaluese, kështu që nuk do të ishte keq që t’i konsumojmë rregullisht.
– Çaj mente: Përpos që ka shije dhe aromë të mirë, çaji i mentës ka edhe shumë veti mjekuese. Ai është shumë efikas në mjekimin e ftohjes, ndihmon edhe tek problemet me tretjen, meqë qetëson lukthin dhe zorrët. Mentja ndikon mirë edhe në sistemin nervor, prandaj u preferohet personave nervozë dhe me ankth.
– Çaj hithrash: Çaji i hithrës që nga lashtësia përdoret për mjekimin e inflamacionit të rrugëve urinare dhe te sëmundjet e veshkave. Hithi ka sasi të mëdha të kaliumit i cili është diuretik natyror, por edhe hekur, i cili ndihmon në krijimin e rruazave të kuqe të gjakut. Çaji nga hithrat pastron gjakun dhe nxitë përtëritjen e qelizave.
– Çaj kamomili: Çaji i kamomilit te ne përdoret shumë shpesh, meqenëse relakson, është i mirë për tretje, zbut dhembjen e ndihmon edhe për ngërçet.
Për shkak të vetive të tij, çaji i kamomilit përmirëson pamjen e lëkurës dhe flokët i bën më të forta dhe më të shëndetshme. Femrat shpesh përdorin çajin e kamomilit për zbutjen e problemeve menstruale.
KËSHILLA TË NGJASHME