Çaji i bardhë parandalon disa lloje të kancerit

Çaji i bardhë parandalon disa lloje të kanceritËshtë zbuluar se çaji i bardhë përmban antioksidantë më shumë se çaji i gjelbër, dhe ata janë të efektshëm në parandalimin e sëmundjeve të caktuara.

Çaji i bardhë mund të parandalojë probleme me trashjen, pasi pengon prodhimin e qelizave të reja yndyrore.

Është zbuluar se antioksidantët në çajin e bardhë mund të ndihmojnë si një kurë ndaj plakjes, mund të parandalojnë disa lloje të kancerit, inflamacionit dhe disa lloje të sëmundjeve të zemrës.

Çaji i bardhë ka veti termogjenike dhe përshpejton oksidimin e yndyrës.

Studimet kanë treguar se ky çaj e zvogëlon rrezikun e kancerit të vezorëve tek gratë me 60 për qind. Përveç kësaj, çaji i bardhë mund të parandalojë zhvillimin e diabetit tip 1 apo për të ngadalësuar përparimin e tij në qoftë se tashmë është zhvilluar.

Tre deri në katër gota çaj në ditë zvogëlojnë rrezikun e sulmit në zemër. Çaji i bardhë përmban fluor, i cili mbron dhëmbët, ndryshe nga kafeja e cila është e dëmshme për dhëmbë. Ata që pinë më shumë se dhjetë gota çaj në ditë kanë më pak probleme me çrregullime të mëlçisë.

U dëshmua se njerëzit që pinin çaj katër herë në ditë për gjashtë javë rresht, kishin nivele të ulëta të kortizolit, një hormon stresi.