Çaji i bimëve në shtatëzani

Përdorimi i çajit të bimëve në shtatëzani.A është e shëndetshme të pihet çaji i bimëve gjatë shtatëzanisë?

Mvaret. Nuk besoj se çfarëdo gjë që gjendet në treg mund të bëjë dëm në dozë të një gote çaji (edhe pse i them pacientëve të mi që ti shmangen bimëve, në përgjithësi gjatë tremujorit të parë kur fetusi është posaçërisht i lëndueshëm).

Çajrat janë aq shumë të shpërberë në krahasim me prodhimet herbale për shembull. Do ti evitoja çajrat që kanë përbërje me reakcione të njohura farmaceutike, siç janë për shembull Kava apo St. John Wort. Poashtu do të evitoja çajrat që mund të startojnë probleme menstruale apo të mitrës, siç janë ‘cohosh’ i zi ose i kaltër.

Çaji i Malinave është zakonisht i përdorur si bazë e të gjitha çajrave për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe është plotësisht i padëmshëm. Mendohet se ndihmon kundër forcimeve dhe ngërçeve të mitrës gjatë lindjes. Një tjetër çaj i shëndetshëm dhe i padëmshëm është Aveena apo çaj nga fijet e tërshërës, i cili është i dobishëm për sistemin nervor dhe ndihmon kur jeni të shqetësuar apo depresiv. Çaji nga hithat poashtu është i padëmshëm dhe përmban plot minerale ushqyese.

Nuk e di ndonjë që është i dëmshëm. Nëse dëshironi që të pini kamomil apo mentë, kjo gjë është në rregull. Por nuk do të pija çajra të cilët kanë ‘shtesë ushqyese’ siç është St John Wort apo ginseng.

Shtesat nuk janë të dëmshme për foshnjën por nuk janë as të dobishme. Në përgjithësi sa më pak gjëra të pasigurta që të gëlltitni aq më mirë do të ndjeheni. Dhe nuk mund ta dini se çfarë materie kontaminuese mund të përmbajnë këto shtesa, sepse askush nuk i kontrollon ato./bebaime/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Këto ushqime pengojnë gjumin normal

Ne e dimë që ushqime të caktuara që përmbajnë kafeinë ose sheqer mund të stimulojnë sistemin nervor, duke e bërë të vështirë gjumin. Por ka edhe ushqime që do të kenë efektin e kundërt. Mos harroni karbohidratet Ushqyerja që përfshin nxjerrjen e karbohidrateve mund të prishë ekuilibrin kimik të trupit dhe kështu të parandalojë gjumin e mirë. Në vend që t’i eliminoni...