Home Shëndetësi Çaji i gjelbër dhe inflamacioni i mushkërive

Çaji i gjelbër dhe inflamacioni i mushkërive

caj jeshilNjë studim i realizuar në Japoni sugjeron se konsumimi i rregullt i çajit të gjelbër mund të zvogëlojë shkallën e vdekshmërisë te femrat që vuajnë nga inflamacioni i mushkërive.

Shkencëtarët nga Universiteti Tohoku kanë vërtetuar se femrat të cilat gjatë ditës konsumojnë së paku një gotë çaj të gjelbër, janë për 41% më pak të rrezikuara që të vdesin nga ‘ndezja’ e mushkërive.

Revista “American Journal of Clinical Nutrition” njofton se ky efekt mbrojtës i çajit të gjelbër nuk është vërejtur te meshkujt me mushkëri të inflamuara.

Këto të dhëna janë bazuar në një studim 12-vjeçar, ku kanë marrë pjesë 19.079 meshkujt dhe 21.490 femra, të moshave ndërmjet 40 dhe 79 vjeç.

Autorët e studimit besojnë se çaji i gjelbër vepron mbi mikroorganizmat të cilat shkaktojnë inflamacionin e mushkërive. /Telegrafi/

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...