Femrat e moshave të ndryshme të cilat çdo ditë konsumojnë pesë filxhanë çaj të gjelbër gjat ditës, janë për 20% më pak të rrezikuara që të sëmuren nga kanceri i stomakut, sipas një studim të realizuar në Japoni.
Sipas shkencëtarët nga Qendra Kombëtare e Tokios për kërkimet e kancerit thonë se konsumimi i çajit të gjelbër nuk ka efekt të këtillë te meshkujt, por vetëm te femrat.
Këto të dhëna të publikuara në revistën “Gut” janë të bazuar nga analiza e gjashtë studimeve të mëparshme në të cilat kanë marrë pjesë 219.000 participantë me moshë mesatare 40-vjeçare, ndërsa kohëzgjatja e përcjellës ka qenë nga 7 deri në 11 vjet.