Home Ushqim Çaji i gjelbër zvogëlon rrezikun nga ataku në zemër

Çaji i gjelbër zvogëlon rrezikun nga ataku në zemër

Janë thënë shumë gjëra rreth dobive të çajit të gjelbër. Por shkencëtarët vazhdojnë të zbulojnë fakte të reja. Për shembull, kohët e fundit kanë gjetur selen në këtë çaj, një prej mikroelementëve më të dobishëm.

Seleni në kombinim të balancuar zinku, kaliumi dhe elementësh të tjerë dhe vitaminash na mban çuditërisht të rinj dhe seksualisht aktivë.

Ai është veçanërisht i shëndetshëm kur është në bashkëpunim me tokoferolin (vitamina E). Përveç këtyre seleni ka veti antioksiduese të cilat forcojnë muskulin e zemrës.

Për të parë më thellë në vetitë e shëndetshme të çajit të gjelbër, shkencëtarë të një universiteti në Kaliforni kanë bërë shumë eksperimente të ndryshme. Ato kanë studiuar modelet e ushqyerjes dhe mënyrat e jetesës mbi 200.000 njerëz.

Ato gjithashtu kanë ekzaminuar rreth 4.000 pacientë të cilët vuanin nga atak në zemër. Rezultatet e përgjithshme nxorën një fakt interesant: çaji i gjelbër është një mbrojte e shkëlqyer e enëve të gjakut të zemrës.

Informacione të sakta tregojnë se ata që pinë, të paktën, tre gota çaj çdo ditë kanë 20% më pak rrezikshmëri për atak në zemër.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ushqimet më të mira kundër celulitit

Celuliti është akumulimi i tepërt dhe i parregullt i yndyrës nën lëkurë. Ai formohet në këmbë dhe merr dukjen si lëvozhgë portokalli. Celuliti është një problem që i intereson pjesës më të madhe të grave, që më shumë se sa nga shëndoshja e trupit, varet shumë nga stili i jetës dhe nga ushqimet që konsumojmë. Lajmi i mirë është që...