Home Shëndetësi Çaji jeshil mbron nga diabeti

Çaji jeshil mbron nga diabeti

Të paktën kështu pretendojnë një ekip studiuesish të “Dundee University”, sipas të cilëve kjo pije arrin të mbrojë nga diabeti i sheqerit të tipit 2. Studiuesit skocezë, në bashkëpunim me kolegët e “Scottish Crop Research Institute”, kanë analizuar efektin e çajit të zi në laborator dhe kanë zbuluar se përbërësit e tij, si “teflavina” dhe “terubigina”, arrijnë të bllokojnë mekanizmin e veprimit të insulinës. Në veçanti, shkencëtarët e drejtuar nga Graham Rena, kanë vërejtur se këto substanca arrijnë të imitojnë veprimin e insulinës në një proteinë, që te minjtë dhe krimbat e frutave, është parë që luan një rol kyç në marrëdhënien mes dietës dhe shëndetit. Sipas tyre, ka mundësi që këta përbërës të çajit të luajnë të njëjtin veprim në organizmin e njeriut, duke bërë të mundur parandalimin e zhvillimit të diabetit të sheqerit. Shkencëtarët skocezë kanë shpjeguar në numrin e fundit të buletinit shkencor “Aging Cell”, që megjithëse nevojiten ende studime të mëtejshme në këtë drejtim: “Për momentin bëhet fjalë për një studim fillestar që tregon për efektet dobiprurëse të çajit dhe përbërësve të tij në parandalimin e sheqerit, por dhe në ruajtjen e një shëndeti të mirë. Sigurisht që nevojiten eksperimente klinike më të thelluara te njerëzit, përpara se kjo hipotezë të ketë vlefshmëri shkencore”, ka nënvizuar Rena.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Pirja e duhanit çon në këtë gjendje vdekjeprurëse

Gratë duhanpirëse rrezikohen nga zgjerimi (aneurizmi) i aortës së barkut, arteria më e madhe në trupin e njeriut, në krahasim me ato që nuk kanë pirë duhan kurrë. Kjo është një tjetër pasojë e pirjes së duhanit në një seri të njohur tashmë. Në një studim klinik, shkencëtarët raportuan që gratë duhanpirëse kishin katër herë më shumë të ngjarë të...