Home Ushqim Çaji taheebo

Çaji taheebo

Rezultatet pozitive të pirjes së çajit tahebo, janë dëshmuar para së gjithash në shërimin e disa llojeve të kancerit, përfshirë leukeminë dhe shumë sëmundje tjera serioze.

Konsiderohet se ky çaj, duke iu falënderuar një numri substancash vitale, nxit punën e imunitetit, lufton infeksionet,përshpejton shërimin e plagëve, rrit apetitin, trupit i jep më shumë vitalitet dhe e përtërin.

Duke iu falënderuar veprimit të tij, gjëndrat e djersitjes janë gjithnjë të hapura, lehtëson largimin e substancave helmuese nga organizmi ynë. Është e rëndësishme të ceket se konsumimi i çajit taheebo nuk ka efekte anësore negative në organizëm nëse merret në kombinim me ilaçet e përshkruara. Përmirësime të dukshme të shëndetit pas marrjes së çajit taheebo janë vërejtur te pacientët të cilët vuajnë nga sëmundje serioze.

Në disa raste konsumimi i këtij çaji edhe ka çuar deri në shërim. Për çajin taheebo, disa hulumtime kanë vërtetuar se përmban substancën e cila është një antibiotik shumë i fuqishëm natyror. Ai jo vetëm që largon dhimbjet por edhe ndihmon organizmin që vetë t’i luftojë sëmundjet.

Gjatë ciklit menstrual qetëson dhe relakson. Nëse keni problem me këmbët e lodhura dhe të rënda, dobësim të venave apo zgjerim të tyre, do të duhej ta pini këtë çaj. Rekomandohet pirja e 3-4 filxhanëve në ditë, ndërsa pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, mjafton të pihet vetëm një filxhan në ditë.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...