Home Modë & Estetikë Çantat e vogla për stil me kombinim ngjyrash vezulluese

Çantat e vogla për stil me kombinim ngjyrash vezulluese

Ka ardhur koha që çantën e madhe ta zëvendësoni me një të vogël e vezulluese, e cila do të japë një dozë të imagjinatës tërë stilit tuaj nëse mund të mbështetemi në koleksionet pranverë/verë të prezantuara në javët e mëdha të modës në qytete të ndryshme të botës.

Hit absolut i sezonit do të jenë çantat me zinxhir të gjatë me modele kafshësh të tilla, sikur i kanë prezantuar “Dolce&Gabbana” dhe “Armani”.

Ngjyrat dimërore trendi si e kaltra dhe ajo e ullirit këtë pranverë do të zëvendësohen me nuanca shndritëse, të cilat mundësojnë kombinime deri më tani të papërfytyrueshme. Kështu, “Gucci” kombinon ngjyrën e errët të gjelbër, të portokalltën dhe vjollcën, e “mbreti i çantave luksoze” “Luois Vuitton” të verdhën dhe rozën.

Në koleksionin e tij, por edhe në gati të gjitha koleksionet e tjera, kanë dominuar çantat me shumë xhingla, të cilat lëvizin në harmoni me secilën lëvizje të trupit.

Mostrat kreative dhe interesante në çanta, gjithashtu do të jenë mjaft moderne, e me to me siguri që nuk do të kaloni pa u vërejtur.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Shtatë ushqime për pastrimin rrënjësor të mushkërive

Përkujdesja për mushkëritë është një hap i shkëlqyer që mundëson mbrojtjen nga sëmundjet e ndryshme. Në këtë artikull do të mësoni për 7 ushqimet që pastrojnë dhe detoksifikojnë këtë organ të rëndësishëm. Çaji Jeshil Ekspertët rekomandojnë pirjen e një filxhani të ngrohtë me çaj jeshil përpara gjumit. Kjo do të ndihmojë të pastroni organizmin dhe mushkëritë nga toksinat, por edhe të ruajë shëndetin...