Home Shëndetësi Gjenetikë, çdo person trashëgon 60 mutacione ADN-je nga prindërit

Gjenetikë, çdo person trashëgon 60 mutacione ADN-je nga prindërit

Kanë mbërritur zbulime të reja mbi gjenetikën njerëzore.Sipas një kërkimi të drejtuar nga Wellcome Trust Sanger Institute në Cambridge, çdo individ trashëgon nga prindërit 60 mutacione të ADN-së, që mund të jenë të transmetueshme si nga spermatozoidet ashtu dhe nga ovulët dhe jo gjithmonë nga njëri prej dy prindërve siç është menduar gjithmonë.

Studimi, i publikuar në Nature Genetics, është bazuar në analizat e ADN-së të dy familjeve, të dyja me një fëmijë të vetëm, për të cilat janë vlerësuar rreth 6 mijë mutacione të mundshme gjenetike.

Shkencëtarët kanë vlerësuar dhe mutacionet që kanë ndodhur pas lindjes dhe ato të prindërve të veçantë.

Rezultati? Janë kapur 60 mutacione të trashëgueshme; ku në një rast 92% e tyre vinte nga babai, ndërsa në tjetrën përqindja ishte vetëm 36%.

“Kjo ka qenë një surprizë për ne – komenton Matt Hurles, një prej studiuesve – pasi mendohej që pjesa më e madhe e mutacioneve vite gjithmonë nga babai, kjo pasi për të formuar një spermatozoid gjeroma duhet të kopjohej më shumë herë se sa një ovulë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...