Home Këshilla për Prindër Ç’duhet të bëni kur fëmijët i zë makina

Ç’duhet të bëni kur fëmijët i zë makina

Dhimbje koke, zbehje, marrje mendsh dhe të vjella: këto janë shqetësimet më të zakonshme që ndiejnë fëmijët kur udhëtojnë.

Vuajtjet e udhëtimit i kemi provuar të gjithë: duket sikur rruga nuk mbaron asnjëherë dhe gjithë kohës rrimë me frikën e marramendjes dhe të vjellës.

Sëmundja e lëvizjes, siç quhet ndryshe zënia nga makina ndodh kryesisht te fëmijët fëmijë; foshnjat nuk para i zë makina, sepse gjatë rrugës i zë gjumi, por rreth moshës 2-3 vjeçare fillojnë të jenë të ndjeshme ndaj kësaj sëmundjeje, që shkakton djersë të ftohta, zbehje, dhimbje koke dhe të vjella.

Ja disa këshilla për të parandaluar këtë shqetësim: nëse fëmija është i madh uleni në sediljen e parë, në të kundërt uleni mbi mbështetësen e dorës. Kështu ka mundësi të shohë rrugën dhe të mos e zërë makina. Këshillojini që të shohin gjithmonë përpara, dhe të mos e kthejnë kokën nga dritarja anësore. Mos i lejoni që të lexojnë ose të luajnë me videolojëra.

Vëruni në sfond muzikë, ose vëruni kufjet në vesh. Para një udhëtimi të gjatë është e këshillueshme që të hahet lehtë. Nëse udhëtimi zgjat më shumë, konsumoni diçka të thatë, për të thithur lëngjet e stomakut. Nuk këshillohet që ushqimi të jetë i skuqur dhe i yndyrshëm. Shmangni pijet e gazuara dhe lëngjet e frutave.

Në makinë duhet të mbani gjithmonë ujë. Të rriturit nuk duhet të pinë duhan, të paktën kur janë duke ngarë makinën, sepse fëmijët mund t’i zërë menjëherë. Lëreni gjithmonë një dritare të hapur në mënyrë që të qarkullojë ajri.

Nëse keni mundësi udhëtoni natën, sepse fëmijët i zë gjumi dhe kështu zgjidhet edhe ky problem. Nëse udhëzimet e mësipërme nuk funksionojnë, shtrijeni fëmijën në makinë dhe jepini të pijë herë pas here ujë të ftohtë. Ilaçet duhen marrë vetëm në rast se fëmija është vërtet keq.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...