Home Modë & Estetikë Celuliti problem për femrat

Celuliti problem për femrat

Celuliti problem për femratCeluliti është një lloj indi dhjamor në shtresën e nënlëkurës që përmban tufa indi lidhor. Ky ind lidhor, që varion në trashësi dhe është i ndërthurur me qelizat dhjamore, mbahet në atë pozicion nga një rrjet fibrash që e mbron trupin tonë duke rrethuar muskujt dhe organet.

Ai është i rrethuar nga një lëng që përveçse e ushqen, përbën dhe një sistem efektiv për eliminimin e mbeturinave.

Kur gjithçka funksionon siç duhet, mbeturinat largohen jashtë trupit nga ky sistem, gjë që rezulton në kurba të lëmuara të trupit; kur yndyrat, lëngjet dhe toksinat mbeten thellë në lëkurë (poshtë shtresës epidurale), indi lidhor trashet dhe forcohet duke dhënë një efekt fryrës.

Me kalimin e moshës, shtresat e lëkurës hollohen, çka rezulton në shfaqjen e pamjes së valëzuar të celulitit. Ndryshimi i celulitit me dhjamin është se celuliti, në dallim nga dhjamosja, ndodhet vetëm në disa pjesë të caktuara të trupit; kofshët, të ndenjurat, barku dhe gjoksi. Celuliti ka të bëjë detyrimisht me peshën.

Megjithëse formimi i celulitit varet nga dieta dhe stili i jetesës, pjesa më e madhe e tij është e formuar nga toksina dhe yndyra të formuara në trup, që mund të prekin gra të çfarëdolloj përmase, peshe dhe strukture trupore.

Faktorët që ndikojnë në formimin e celulitit:

1. Trashëgimia.
2. Marrja e pamjaftueshme e ujit. Uji ndihmon në sistemin e eliminimit të mbeturinave, duke nxjerrë jashtë toksinat nga trupi. Këshillohet mundësisht të merren 7 gota ujë në ditë. Konsumi i 3 litrave ujë në ditë është optimale.
3. Dieta. Zakonet e dëmshme të ngrënies (alkooli, kafeina, ushqimet pikante) ndihmojnë në formimin e celulitit, sepse toksinat që ato prodhojnë, mbeten në indin dhjamor.
4. Pirja e duhanit. Nuk është e dëmshme vetëm për lëkurën dhe mushkëritë, por gjithashtu ngushton kapilarët e gjakut dhe dëmton indin lidhor duke shkaktuar fryrjen karakteristike të celulitit.
5. Tensioni dhe stresi. Bëjnë që muskujt dhe indi lidhor që i mbulon ato, të trashen. Nga ana tjetër, tensioni bllokon qelizat, duke dëmtuar eliminimin e mbeturinave dhe pastrimin e trupit.
6. Marrja e mjekimit. Mund të dëmtojë proceset natyrale të organizmit të njeriut. Barnat për dobësim, sedativët dhe diuretikët, mund të çojnë të gjitha në krijimin e celulitit, kontraceptivët orale, që rrisin nivelin e estrogjeneve në gjak, shkaktojnë zmadhimin e qelizave yndyrore që çon në mbajtjen e ujit në organizëm. Mbajtja e ujit në organizëm pengon trupin të eliminojë toksinat dhe krijon celulitin.
7. Mungesa e ushqimeve dhe stili sedentar i jetesës. Ushtrimet ndihmojnë tonifikimin muskulor, qarkullimin e gjakut dhe mirëqenien e përgjithshme, duke shkaktuar copëzimin e indit të bllokuar dhe pastrimin e trupit.

Eliminimi
Mos prisni mrekulli, kur bëhet fjalë për celulit. Por nga kombinimi i ushqyerjes dhe aktivitetit fizik të duhur, me eliminimin e stresit dhe trajtimet estetike, mund të rezultojnë në zbutje të lëkurës. Rritja e qarkullimit të gjakut përmes masazhit padyshim që ndihmon në eliminimin e celulitit.

Çelësi në parandalimin dhe luftimin e celulitit është pastrimi i trupit i kombinuar me aktivitet fizik, dietë të shëndetshme, reduktim të tensionit dhe përmirësim të qarkullimit të gjakut.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Këto ushqime pengojnë gjumin normal

Ne e dimë që ushqime të caktuara që përmbajnë kafeinë ose sheqer mund të stimulojnë sistemin nervor, duke e bërë të vështirë gjumin. Por ka edhe ushqime që do të kenë efektin e kundërt. Mos harroni karbohidratet Ushqyerja që përfshin nxjerrjen e karbohidrateve mund të prishë ekuilibrin kimik të trupit dhe kështu të parandalojë gjumin e mirë. Në vend që t’i eliminoni...