Çfarë do t’i parandalojë çiftet që të grinden?

Shkencëtarët nga universiteti i Cyrihut e kanë zbuluar sprejin për hundë, i cili përmban hormonet që çifteve që grinden shumë u sjell lumturi.

Hulumtimi ka treguar se kjo pajisje përmban oksitoninë, që i qetëson femrat dhe i bën më të lumtura, ndërsa meshkujt i bën më të ndjeshëm dhe më pozitiv gjatë kohës së grindjes.

Hulumtimi është bazuar në ndikimin e hormoneve të stresit dhe sistemit autonom nervor gjatë kohës së shkëndijave të grindjes te çiftet.

Në hulumtim kishin marrë pjesë 47 çifte, që ishin të martuar apo jetonin së bashku. Shkencëtarët kishin vëzhguar nga afër dhe ishin bindur se ky prej i qetëson ata, madje edhe grindjet ishin më të buta dhe çiftet nuk e fyenin apo poshtëronin njëri-tjetrin me fjalë, në fakt ishin shumë më pozitiv dhe më të ndjeshëm.

KËSHILLA TË NGJASHME