
Të gjithë e dimë se çelësi për një dietë të suksesshme është – të konsumoni më pak ushqim dhe të ushtroni më shumë.
Në teori tingëllon shumë thjesht, por … të gjithë ata që e kanë provuar e dinë se nuk është ashtu.
1. Konsumoni shumë ujë apo pije me pak kalori
Njerëzit shpeshherë ngatërrojnë urinë me etjen. Në këtë mënyrë ju konsumoni më shumë kalori, e krejt çfarë ju duhet është uji i ftohtë. Nëse nuk pëlqeni shijen e ujit të thjeshtë atëherë shtojini pak limon apo portokall.
2. Mendoni çfarë duhet t’i shtoni ushqimit, e jo çfarë t’i largoni
Filloni të përqendroheni në pesë nga nëntë shujtat me pemë apo perime brenda ditës. Tingëllon shumë, por edhe vlen aq – e të mos përmendim përparësitë shëndetësore të pemëve dhe perimeve – ku më shumë se 200 studime ka treguar se sa të dobishme janë në parandalimin e sëmundjeve.
3. Para se të filloni ushqimin, mendoni se jeni me të vërtetë të uritur
Uria është mënyra me të cilën trupi na paralajmëron se kemi nevojë për “derivate” e nëse ushqimi vjen pa dëshirë, ushqimi nuk do t’ju kënaqë. Kur të ngopeni duhet të ndiheni mirë – e jo të plogësht apo të lodhur. Lukthi juaj është i një madhësie të vogël, prandaj nuk nevojitet shumë për t’u fryrë. Mbani porcionet në sasi mesatare dhe kjo do t’ju ndihmojë që ta kontrolloni ndjenjën e vërtetë të urisë.
4. Shujtat e natës përzgjidhni me kujdes
Konsumimi i pamenduar mirë më së shpeshti shfaqet gjatë natës, kur të uleni dhe të relaksoheni pas një dite të lodhshme.
5. Kënaquni me ushqimin e preferuar
Kur ta shmangni ushqimin e preferuar, në mënyrë që të hiqni kilogramët, vini në rrezik shtimin e sërishëm në peshë. Në vend të kësaj, zvogëloni sasinë e atij ushqimi, por mos e shmangni.
6. Konsumoni disa shujta të vogla gjatë ditës
Nëse konsumoni më pak kalori sesa që i shkrini, do të humbni në peshë. Studimet kanë treguar se ata që konsumojnë 4-5 shujta brenda ditës kontrollojnë oreksin dhe peshën.
7. Konsumoni proteina për secilën shujtë
Proteinat janë më të ngopura sesa karbohidratet apo yndyrat dhe kjo do të mund të jetë armë e re në humbjen e kilogramëve. Ushqimi i pasur me proteina, me sasi të kufizuar apo mesatare të karbohidrateve dhe ushqimet e rregullta janë recetë e shkëlqyeshme për humbje në peshë.
8. Konsumoni porcione të vogla
Kur jeni jashtë shtëpisë, merrni shujta që u përshtaten fëmijëve, fshehtësi tjetër mund të jenë pjatat e vogla – në këtë mënyrë porcioni duket më i madh, edhe truri juaj do të jetë i kënaqur.
9. Jini aktiv
Mos përdorni ushtrimet si dënim, për faktin se keni konsumuar shumë. Aktiviteti trupor është i shëndetshëm, pa marrë parasysh nëse dëshironi apo nuk dëshironi të humbni në peshë, prandaj kjo le të shndërrohet në një shprehi afatgjate jetësore.