Çfarë e bën një person të lumtur?

3Lumturia është një kombinim i të dyjave, eleminimit të humorit të keq dhe arritjes së asaj që një person dëshiron në jetë. Nëse jeta juaj nuk do kishte stres dhe emocione të këqija, por ju ndjeni se jeni një dështak sepse nuk arrini të menaxhoni qëllime të caktuara, atëherë nuk do t’a gjeni kurrë lumturinë gjithashu. Lumturia mund të arrihet kur ju largoheni nga humori keq dhe punoni për arritjen e qellimeve tuaja. Pra, lumturinë nuk e gjen, ajo fitohet.

Në mënyrë që të jeni të lumtur ju duhet t’a edukoni vetën rreth emocioneve të këqija prej të cilave po vuani dhe të mësoni mënyra që mund t’iu ndihmojnë ju të largoheni prej këtyre emocioneve. Për më tepër, ju duhet të vendosni qëllime që t’iu ndihmojnë ju të jetoni jetën që doni, të luftoni për qellimet tuaja, të jeni mjaftueshem këmbëngulës për të vazhduar dhe për t’u përballur me pengesat pa përjetuar zhgënjim. Lumturinë nuk mund t’a gjesh, ajo mund të fitohet vetem pasi ju të keni mundur armiqtë tuaj të cilët janë qellimet tuaja të pa-arritura dhe humori juaj i keq.