Home Këshilla të ndryshme Çfarë e shkakton kolesterolin e lartë?

Çfarë e shkakton kolesterolin e lartë?

kolesteroliËshtë e vërtetë: Gjenet janë faktori i parë kryesor që ju rrezikojnë nga një sëmundje, përfshirë edhe kolesterolin e lartë. Nëse nëna ose babai juaj ka kolesterol të lartë, atëherë ka gjasa që të vuani edhe ju nga i njëjti problem.

Por, nukështë vetëm trashëgimia që mund të shkaktojë kolesterol të lartë. Shumë faktorë të tjerë të mënyrës së jetesës kanë një ndikim të madh në këtë rrezik. Lajmi i mirë: Mund të ndryshoni zgjedhjet që bëni. Ja cilat janë 4 gabimet që ju vënë në rrezik nga kolesteroli i lartë.

Ushqeheni jo shëndetshëm Një dietë e lartë në yndyra të ngopura, që gjendet tek mishi, gjalpi dhe produktet e qumështi, rrit rrezikun për zhvillimin e kolesterolit të lartë, ashtu si konsumimi i tepërt i ushqimeve të pasura me kolesterol. (Lexoni – Kolesteroli i lartë në gjak, çfarë (nuk) duhet të hamë) Jeni mbipeshë Nëse keni një indeks të massë trupore më të madhe se 30, ka më shumë gjasa që të keni nivele më të ulëta të kolesterolit të mirë (HDL) dhe nivele të larta të kolesterolit të keq (LDL).

Nuk bëni aktivitet fizik Sa më shumë lëvizni, aq më të vogla janë shanset që të bëheni obezë ose mbipeshë. Kjo nuk është e vetjma mënyrë që aktiviteti fizik ndikon te nivelet e kolesterolit. Stërvitja rrit gjithashtu nivelet e kolesterolit të mirë (HDL), ndërkohë që rrit madhësinë e grimcave të kolesterolit të keq LDL, duke e bërë atë më pak të dëmshëm. Pini duhan Akoma nuk keni hequr dorë nga duhani? Ai është shkaktari i 90% të vdekjeve nga kanceri i mushkërive, dhe mudn të shkaktojë kancer në shumë pjesë të tjera të trupit. Nëse nuk jen bindur akoma që të lini duhanin, ja një tjetër arsye: duhanpirja ul nivelet e kolesterolit HDL dhe dëmton muret e enëve të gjakut.Burimi: Health

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ilaçi i lashtë i gjyshes që shëron gjithçka

Sot do t’jua tregojmë recetën e një ilaçi tradicional gjerman i cili është përdorur për trajtimin e shumë sëmundjeve të ndryshme. Ky ilaç i përket mjekësisë alternative, ndërkaq thuhet se i trajton infeksionet, lodhjen, gripat, kolesterolin, arterosklerozën, etj. Gjithashtu është tejet fitimprurës për rastet e gurëve në veshka. Ilaçi fantastik natyral është i suksesshëm edhe në pastrimin e toksinave nga trupi dhe...