Home Këshilla Seksuale Çfarë ëndërrojnë femrat, dhe çfarë meshkujt?

Çfarë ëndërrojnë femrat, dhe çfarë meshkujt?

Një laborator kanadez ka vendosur të zbulojë se cilat janë ëndrrat më të shpeshta tek të dy gjinitë, kështu kanë kryer hulumtimin në 28 mijë të anketuar në mes moshës 10 dhe 79 vjeçare gjatë 11 viteve.

Rezultatet edhe nuk janë aq befasuese: meshkujt më së shpeshti ëndërrojnë për seks, të paktën kështu pohojnë 85 për qind e të anketuarve, derisa për femrat ëndrra më e shpeshtë është ajo në të cilën dikush i ndjek, që kanë thënë 83 për qind e të anketuarave.

Këto dy ëndrra janë të përbashkëta për pjesëtarët e të dy gjinive, sepse edhe njëra edhe tjetra janë në vendin e dytë të ëndrrave më të shpeshta te gjinia e kundërt – 78 për qind e meshkujve ka ëndrra në të cilat i ndjek dikush, ndërsa 73 për qind femrave ëndërron për seksin.

Femrat shpesh ëndërrojnë edhe për insektet, vdekjen dhe rënien në provim, derisa meshkujt kanë ëndrra si vrasjet, sulmet e jashtëtokësorëve dhe fuqitë magjike.

Ëndrrat më negative shumica e të anketuarve i kanë pasur gjatë viteve të njëzeta dhe tridhjeta të jetës, ndërsa sipas të dhënave vajzat ëndërrojnë më shpesh se djemtë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Këto ushqime pengojnë gjumin normal

Ne e dimë që ushqime të caktuara që përmbajnë kafeinë ose sheqer mund të stimulojnë sistemin nervor, duke e bërë të vështirë gjumin. Por ka edhe ushqime që do të kenë efektin e kundërt. Mos harroni karbohidratet Ushqyerja që përfshin nxjerrjen e karbohidrateve mund të prishë ekuilibrin kimik të trupit dhe kështu të parandalojë gjumin e mirë. Në vend që t’i eliminoni...