Home Këshilla të ndryshme Çfarë i bëjnë pesticidet trupit tuaj?

Çfarë i bëjnë pesticidet trupit tuaj?

Edhe pse janë të krijuar për të shkatërruar dëmtuesit, aplikimi i tyre kryesor është dhe gjithmonë do të mbetet shkatërrimi.

Edhe pse kultivuesit kryesisht pohojnë që dozat e vogla të pesticideve nuk janë të dëmshme, shkencëtarët i hedhin poshtë këto pretendime. Madje dhe dozat e vogla të pesticideve mund të rrezikojnë shëndetin nëse i konsumoni për një periudhë më të gjatë.

Nuk kemi të gjithë mundësinë për të konsumuar ushqimin nga kopshti ynë, prandaj nuk na mbetet asgjë tjetër përveç se shkuarja në supermarketin më të afërm dhe blerja e ushqimeve për rritjen apo kultivimin e të cilave nuk dimë gati asgjë.

Dyqani me ushqim organik është i pashmangshëm ndonjëherë, dhe pavarësisht asaj që çmimet janë në të larta, shikuar nga aspekti afatgjatë është më e shpagueshme. Ushqimi i shëndetshëm nënkupton edhe organizëm më të shëndetshëm, ndërsa organizmi më i shëndetshëm nënkupton më pak shkuarje te mjeku dhe blerje të ilaçeve. Në fund të fundit, ushqimi kualitativ dhe i balancuar është diçka në çka duhet më së paku të kurseni.

Shkencëtarët kanë zbuluar që pesticidet mund të shkaktojnë një varg të problemeve shëndetësore dhe të rrezikojnë jetën, ndërsa ne ju sjellim ato që janë provuar shkencërisht.

Diabeti

Me vite është studiuar lidhja në mes diabetit dhe pesticideve. Dëshmitë e fundit sugjerojnë që pesticidet krijojnë rezistencë të trupit ndaj insulinës. Shkencëtarët po ashtu kanë dëshmuar qe njerëzit e trashë që kanë nivel më të lartë të komponimeve të organoklorizuara në trup kanë rrezik më të lartë për të krijuar diabet të tipit 2. Përveç pesticideve, të dëmshme janë dëshmuar edhe freskuesit kimik të ajrit prandaj shmangni tërësisht.

Kanceri

Më shumës e 260 hulumtime kanë vërtetuar që pesticidet mund të shkaktojnë lloje të ndryshme të kancerit, duke përfshirë limfomat, leukeminë, kancerin e trurit, gjirit, prostatës, zorrës së trashë, mëlçisë dhe mushkërive. Shmangni enët plastike, ndërsa ushqimet që kanë më së shumti pesticide (mollët, pjeshkat, sallatën e gjelbër, rrushin) blini në tregjet e produkteve organike.

Autizmi

Hulumtuesit më të mëdhenj botërorë të autizmit besojnë që autizmi krijohet me kombinimin e gjenit tek ndotësit në të cilët kanë qenë të ekspozuar prindërit para dhe gjatë ngjizjes së fëmijës. Shumë pesticide i vrasin dëmtuesit ashtu që së pari ua shkatërrojnë veprimin neurologjik, ndërsa duket që të njëjtën gjë ia bëjnë edhe fëmijëve të palindur.

Trashja

Disa pesticide pengojnë baraspeshën hormonale në trup. Mund të pengojnë veprimin e hormoneve dhe lirimin tyre. Shkencëtarët kanë zbuluar më shumë se 50 pesticide që ndikojnë negativisht në ekuilibrin hormonal në trup, ndërsa disa prej tyre shkaktojnë çrregullime metabolike dhe trashje.

Steriliteti

Mjekët dhe shkencëtarët pohojnë që pesticidet mund të shkaktojnë sterilitet te meshkujt dhe femrat, por edhe abort. Hulumtimet kanë treguar që meshkujve u bie niveli i testosteronit kur konsumojnë ushqim, veçanërisht molla që janë të rritura organikisht. Shmangni pemët dhe perimet që kanë nivel më të lartë të pesticideve (mollët, pjeshkët, sallatën e gjelbër, rrushin, dredhëzat, kumbullat). Këto ushqime blini në tregjet e produkteve organike.

Të metat e lindura

Fëmijët të cilët janë ngjizur gjatë pranverës dhe verës kanë rrezik më të lartë nga çrregullimet e lindura. Gjatë kohës së pranverës dhe verës ekspozimi ndaj ushqimit të pasur me pesticide është i larti. Spina bifida dhe sindroma e Down janë disa nga të metat e lindura që shfaqen më së shpeshti te fëmijët e ngjizur në kohën e pranverës dhe verës. Në këtë kohë sasi e madhe e pesticideve gjendet edhe në ujë. Pini ujë të filtruar dhe hani ushqim të rritur organikisht nëse planifikoni ngjizjen, dhe në veçanti nëse jeni shtatzënë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ilaçi i famshëm OKI: Ja çka mund t’i bëj trupit tuaj

Ky ilaz redukton temperaturën, dhimbjen dhe inflamacionin, shkruan Periskopi. Ilaçi i njohur si ‘Oki’ ose siç njihet ndryshe Ketoprofeni, po përdoret në përmasa shumë të mëdha në Kosovë. Para disa muajsh, Shqipëria vendosi të ndalonte shitjen e këtij ilaçi pa recetën e mjekut mbi 40 miligram. Sidoqoftë, kjo masë që ndalon përdorimin pa lejen e mjekut nuk ekziston në Kosovë,...