Home Këshilla Seksuale Çfarë i josh burrat?

Çfarë i josh burrat?

Për këtë pyetje seksologët kanë pyetur 1000 meshkuj. Ja përgjigjet e tyre, se çfarë u duket shumë seksi te një femër.

Vathët në pjesë të ndryshme të trupit: 55% e burrave iu duket shumë erotike një vathi ngulur në kërthizën e zbuluar të një femre, 25% e tyre iu duket me seksi vathët në gjinjtë e një femre, 16% në gjuhë, 13% në buzë, 63% e tyre pohojnë se nuk i durojnë dot këto budallallëqe.

Këmbët e depiluara: 75% e meshkujve mendojnë se këmbët apo trupi i padepiluar i një femre nuk i ngjall asnjë dëshirë seksuale, 70% e tyre mendojnë se vetullat e një femre janë shumë seksi, nëse janë të harkuara me kujdes, por jo shumë të holla.

Tatuazhe: 25% e të pyeturve, nuk iu duken aspak seksi tatuazhet, 40% e tyre, mendojnë se tatuazhet e fshehura në parakrahun e një femre janë shumë seksi, 46% e tyre, pëlqejnë tatuazhet në shpinë. Dhe disa prej tyre i duan mbi kërthizë. 28% tek kyçi i këmbës. Unanimisht përgjigjen sa më e vogël tatuazhi, aq më mirë.

Gjoksi: Vetëm 1/3 e meshkujve të pyetur mendojnë se gjoksi i madh është shumë seksi. Për shumicën (60%) nuk është i tiëlë. Shumica dëshirojnë përmasat mesatare të një gjoksi, ndërsa pohojnë se “Mbajtja e gjoksit në dorë dhe përkëdhelja e tij është një ndjesi shumë erotike”.

Veshjet intime: Modelet më të fundit ose perizomat janë shumë popullore. 68% e meshkujve mendojnë se janë shumë seksi. Vetëm 4% e tyre nuk i pëlqejnë. Një e treta e tyre pohojnë se u duket shumë erotike, që një grua të mos mbajë veshje intime. Ndërsa shumica mendojnë: “Nuk është aspak higjienike”. 50% adhurojnë materialin e mëndafshtë në përbërjen e veshjeve intime. 37% pëlqejnë modelet sportive dhe material pambuk elastik në to, 40% theksojnë reçipetat si pjesën më seksi të veshjeve intime, 5% nuk i pëlqejnë fare ato. “Sepse nuk arrijmë të kuptojnë se sa i madh është realisht gjoksi i një femre”, ankohen burrat.

Thonjtë: 50% e tyre thonë, manikyri i bardhë dhe trasparent ngjan shumë erotik, në thonjtë e një femre. “Thonjtë e lyer janë shenjë që tregojnë se një grua i kushton shumë rëndësi paraqitjes”, mendojnë meshkujt. Manikyri i kuq shkëlqyes është seksi për 23% të meshkujve të pyetur. Thonjtë e lyer të gishtave të këmbës, janë seksi për një në tre meshkuj.

Lëkura e nxirë: 75% e meshkujve mendojnë se s’ka gjë më seksi sesa trupi i një femre të sapokthyer nga deti. Një grua me lëkurë të nxirë duket e magjishme. 25% e tyre preferojnë femrat me lëkurë me ngjyrë të zbehtë, pasi duket më natyrale, më e drejtuar, pra më provokuese.

Bizhuteritë: 65% e burrave pëlqejnë më tepër bizhutë e argjendta në qafën ose duart e një femre. 24% pëlqejnë floririn, kurse 10% e urrejnë atë. 63% preferojnë bizhutë delikate, elegante, mundësisht ar të bardhë. 75% e meshkujve nuk i durojnë dot shumë bizhu tek një femër. “Asgjë nuk më ul më shumë interesin apo dëshirën seksuale tek një femër, sesa kur ajo është e mbuluar dingas me ojna floriri”.

Sytë: 61% e burrave mendojnë se një femër që përdor syze, është shumë joshëse. “Është një vështrim inteligjent dhe i sofistikuar, ashtu siç e duam”, pohojnë disa prej tyre. 16% pëlqejnë sytë që përdorin lente të ngjyrave të ndryshme.

Aroma: Duhet të jetë subtile, ja çfarë quajnë vërtet seksi në lidhje me aromën tek një femër, burrat. Parfumi i fortë, në vend të të dashurës që kam parasyve, më kujton mamanë”, thotë një tjetër. 30% e tyre parapëlqejnë aromat e barishteve në parfume. 27% pëlqejnë aromat e frutave. 15% aromat e luleve të ëmbla. 25% nuk duan fare parfum. “Më pëlqen aroma natyrale e trupit të një femre, pse duhet ta maskojë më kot atë”, thonë meshkujt.

Grimi: 33% e meshkujve, asgjë nuk u duket më shumë seksi sesa një femër e çliruar nga kompleksi i grimit. “Pa të, ato duken më të freskëta”, mendon njëri prej tyre. Thuajse gjysma e tyre pëlqejnë një grim fare të lehtë. 18% mendojnë se buzët flakë të kuqe janë të mërzitshme dhe jo seksi. Ndonëse ka edhe nga ata që mendojnë se “buzët e kuqe janë klasike, seksi”.

Këpucët: 60 % e meshkujve mendojnë se për në mbrëmje, për një natë kur ke dalë të argëtohesh, takat janë vërtet seksi. “Po tek vajzat e shkurtra, takat e larta i bëjnë të duken qesharake”, thotë një tjetër. 50% e tyre duan këpucët me taka të ulëta për përdorim të përditshëm. 30% i pëlqejnë femrat me taka të ulëta, sidomos në mbrëmje elegante. “Femrat që s’përdorin taka të larta janë më të prirura drejt qejfit dhe argëtimit”. Pastaj, në rastin e takave shumë të larta, shndërrohet në një kompleks edhe gjatësia e meshkujve. /Telegrafi/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...