Home Shëndetësi Çfarë i ndodhë trurit tuaj nëse përjetoni halucinacione?

Çfarë i ndodhë trurit tuaj nëse përjetoni halucinacione?

Fragmente shumëngjyrëshe, fytyra të turbullta apo pamje të çuditshme, janë vetëm disa nga halucinacionet, të cilat mund të vijnë si rezultat i ndonjë çrregullimi të sistemit nervor.

Një studim i ri i bërë në minj, është vetëm një hap i vogël drejt identifikimit të faktorëve, të cilët i shkaktojnë halucinacionet. Llojet e disa drogave janë një nga faktorët kryesor, të cilët shkaktojnë që regjioni i trurit përgjegjës për shikim të jetë i çrregulluar dhe neuronet të funksionojnë në një mënyrë të çrregullt, shkruan Livescience.

Niel dhe disa nga kolegët e tij ishin të interesuar ta studiojnë rolin e një lloji të receptorëve përkatësisht receptorin serotoninë 2A. Këta receptorë luajnë një rol të rëndësishëm në perceptim. Disa lloje të drogave siç janë LSD ose ‘kërpudhat magjike’, i targetojnë këta receptorë duke shkaktuar halucinacione.

Në studimin e kryer nga dr. Niel u përdorën minj, të cilëve iu dha një dozë e një droge që shkakton halucinacione, e cila është përdorur edhe në studimet e mëparshme. Pastaj u vëzhguan me anë të elektrodave dhe me anë të një teknikë të pamjeve mikroskopike për të parë funksionimin e neuroneve te tyre. Efekti i këtyre drogave ka qenë i vështirë të identifikohet për arsye se minjtë nuk mund të tregojnë saktë llojin e halucinacioneve që shohin.

Ende nuk dihet nëse drogat japin efekt direkt në tru, apo efektet e drogës jepen në mënyrë indirekte. Hulumtuesit planifikojnë të gjejnë përgjigjet  e këtyre dilemave duke përdorur teknika që do të targetojnë receptorët 2A të gjendur në regjionin e trurit, që është përgjegjës për të pamurit. Këto studime janë publikuar në revistën Cell Reports

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...