Home Këshilla të ndryshme Çfarë janë fluturat antistres dhe a duhen lejuar fëmijët të luajnë me...

Çfarë janë fluturat antistres dhe a duhen lejuar fëmijët të luajnë me to? (Video)

1Flutura antistres është objekti i cili po “çmend” botën, por mund t’iu ketë shpëtuar vetëm nëse nuk keni fëmijë apo internet.

“Fidget Spinners” në anglisht quhet flutura antistres dhe janë lodra për të rinjtë, të cilat kanë si funksion menaxhimin e stresit dhe DHD-në (edhe pse kjo e fundit është kundërshtuar nga ekspertët).

Kjo është një pajisje jo shumë e madhe, e cila përshtatet më së miri me dorën tuaj, ku pjesa qendrore mbështetet në gishtin tregues dhe në gishtin e madh, ndërsa tre pjesët tjera i rrotulloni në gjendje të lirë.

Por pse kjo lodër krijon varësi?

Përderisa trendet e kaluara kanë qenë të njohura për arsye të ndryshme, trendi i fluturave anti-stresuese po njihet mbanë për natyrën e lodrës e cila menjëherë shkakton varësi. Ndjesia e të pasurit një pajisje e cila rrotullohet me shpejtësi të madhe në dorën tuaj është shkaku kryesor i kësaj varësie, transmeton “Telegrafi”.

Çfarë tjetër duhet të dini për to?

Disa shkolla anë e mbanë botës veçse ua kanë ndaluar nxënësve mbajtjen e kësaj pajisje pasi që e konsiderojnë si pajisje që po i shpërqendron ata. Megjithatë, kjo nuk i ka ndaluar nxënësit të luajnë me pajisjen në shtëpi apo në ambiente tjera. Industria e fluturave anti-stresuese ka ‘eksploduar’ përgjatë muajit të fundit, ndërsa ka sjellë lloje të ndryshme të kësaj lodre.

Sa i përket këtyre lodrave, ju mund të gjeni video të shumta në YouTube, është temë edhe në forumet më të njohura botërore, ndërsa më e mira e tyre është se nuk janë vetëm për fëmijë, por edhe të rritur.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...