Home Shëndetësi Çfarë janë implantet dentare?

Çfarë janë implantet dentare?

Çfarë janë implantet dentare?Implantet janë elemente në formë të rrënjës (foto 1) që kompensojnë dhëmbin e humbur dhe shërbejnë si bazë për vendosjen e kurorave të porcelanit, urave të porcelanit dhe protezave me bazë akrilik.

Përbërja e implanteve dentare është titaniumi i pastër i shkallës së 5-të, gjithashtu dhe implantet me përbërje TI6AL4V, ku përpos titaniumit kanë edhe alumin dhe vanadiumin në përbërjen e tyre ( titanium – 6%, aluminium – 4%, vanadium).

Ishte prof. Per-Ingvar Branemark nga Suedia, i cili zbulon se titaniumi është materiali më biokompatibil për kockën, janë bërë disa vite hulumtime për të vërtetuar biokompatibilitetin e titaniumit, më 1970 bëhet edhe vendosja e implantit të parë nga Branemark, vit i cili shënon dhe fillimin e historisë moderne të implanteve dentare.

Pse është me rëndësi të kompensoni dhëmbët që ju mungojnë?

Ekzistojnë shumë arsye pse është me rëndësi t’i kompensoni dhëmbët që ju mungojnë:

• Nëse keni të gjithë dhëmbët do të keni më shumë vetëbesim.

• Kur dhëmbët janë të humbur, vendi ku kanë qenë dhëmbët në nofull fillon të tërhiqet dhe me kohë mund të humbni aq shumë kockë të disponueshme për vendosjen e implanteve, sa që do të ju nevojitet intervenim kirurgjik për kompensimin e kockës, me kockë artificiale.

• Humbja e dhëmbëve ndikon ne kualitetin e përtypjes dhe përzgjedhjen e ushqimit, shumë njerëzve të cilëve ju mungojnë dhëmbët nuk janë mirë të ushqyer, kjo mund të ndikoj në gjendjen e tyre shëndetësore.

• Humbja e dhëmbëve ndryshon kafshimin tuaj, ndryshimi i kafshimit tuaj të sjell deri te problemet me nyjën e nofullës tuaj.

• Humbja e dhëmbëve sjell deri te ndryshimet në të folur dhe gjithashtu ndikon në vetëbesimin tuaj.

Kush është kandidat potencial për vendosjen e implanteve dentare?

Pacientët cilët kanë shëndet të mirë oral dhe të përgjithshëm të cilët kanë humbur në mënyrë aksidentale një apo më shumë dhëmbë janë kandidat potencial, ndërsa ekzistojnë një numër i caktuar i sëmundjeve dhe gjendjeve tek të cilët është e kundërindikuar vendosja e implanteve, kujdesi i dobët i higjienës orale, konsumimi i tepruar i alkoolit dhe duhanit dhe pacientët me imunitet të kompromituar.

Si realizohet vendosja e implanteve dentare dhe sa zgjat procedura e vendosjes?

Faza e parë është, implanti dentar i cili duket si një vidë apo cilindër (Foto 3), vendoset në kockë d.m.th. në vendin ku mungon dhëmbi (foto 2), pastaj në kohë prej 2 deri në 6 muajve implantet lihen në kockë që të bëhet lidhja në mes të kockës dhe implantit në nivel qelizor (i ashtuquajtur osteointegrim). E tërë procedura fillestare e vendosjes zgjatë prej 30-60 minuta varësisht prej numrit të implanteve që ka për t’u vendos.

Faza e dytë, realizohet pas 2-6 muajve pasi të jetë bërë lidhja kockë-implant, kjo faze është e nevojshme për zbulimin e implantit dhe vendosjen e pjesës, i ashtuquajtur Abutment (foto 4) që lidh punimin protetikor me trupin e implantit.

Sa gjatë qëndrojnë implantet dentare?

Implantet dentare janë përdorur për 30 vjet për të zëvendësuar dhëmbët që mungojnë. Ato mund të qëndrojnë tërë jetën varësisht sa i kushtoni kujdes shëndetit oral pas vendosjes. Si çdo restaurim tjetër stomatologjik edhe implant-dhëmbi i ardhshëm i juaj mund të dëmtohen nga trauma të ndryshme dhe të afektohen nga sëmundja e mishit të dhëmbëve.
Hulumtimet e fundit tregojnë një mesatare të qëndrueshmërisë së implanteve prej së paku 10 vitesh! /Telegrafi/

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...