Home Këshilla të ndryshme Çfarë ndikimi ka qumështi në sheqerin në gjak?

Çfarë ndikimi ka qumështi në sheqerin në gjak?

Një filxhan qumësht për kafjall ka të bëjë me kontrollin më të mirë të përqendrimit të sheqerit në gjak

Hulumtimi i shkencëtarëve kanadezë të Universitetit Gelf tregon që konsumimi i qumështit për kafjall ka të bëjë me kontrollin më të mirë të përqendrimi të sheqerit në gjak.

Të dhënat janë grumbulluar nga 32 personave me peshë ideale të masës dhe të moshës mesatare 23 vjet janë publikuar në revistën Journal of Dairy Science.

Konsumimi i qumështit ka qenë i lidhur edhe me apetitin e reduktuar.

Hulumtuesit shtojnë se ky efekt i qumështit mbështetet në ngadalësimin e tretjes së karbohidrateve, gjë që zvogëlon gjasat për përqendrim tepër të lartë të sheqerit në gjak.

Ndikimi i vërejtur i qumështit të konsumuar gjatë kafjallit ishte i pranishëm edhe në orët e pasdites, shtojnë hulumtuesit. 

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Mishi i kuq nxit kancerin e zorrëve

Konsumimi i përditshëm i mishit të kuq apo të përpunuar, edhe në sasitë më të vogla, mund të rritë rrezikun e sëmundjeve të rënda të stomakut. Një studim gjashtëvjeçar i Universitetit të Oksfordit me pjesëmarrjen e rreth gjysmë milion grave dhe burrave anglezë të moshës 40 deri 69 vjeç ka treguar se dietat me bazë mishin e kuq shtojnë me...