Home Këshilla të ndryshme Çfarë nevojitet për humbjen e peshës?

Çfarë nevojitet për humbjen e peshës?

Për të humbur në peshë duhet të hani më pak kalori sesa shpenzon trupi juaj. Disa ushqime kanë më pak apo më shumë kalori se tjerat.

Për shembull, ushqimet që përmbajnë më shumë yndyra dhe sheqerna po ashtu përmbajnë më shumë kalori. Nëse hani më shumë kalori sesa djeg trupi juaj, kaloritë e tepërta do të ruhen si yndyra të tepërta.

Gjysmë kilogrami yndyrë është rreth 3.500 kalori. Për të humbur gjysmë kilogrami të indit yndyror në javë duheni të hani 3.500 kalori më pak (kjo është rreth 500 kalori më pak në ditë) ose duheni t’i digjni ato 3.500 kalori të tepërta.

Kaloritë e tepërta mund t’i digjni me ushtrimet trupore sipas përzgjedhjes suaj.
Mënyra më e mirë për të humbur peshë është të hani më pak kalori dhe të jeni fizikisht aktiv. Nëse largoni 250 kalori nga të ngrënit dhe me ushtrime digjni 250 kalori, humbni deri 500 kalori në një ditë. Nëse i përmbaheni kësaj 7 ditë, mund të humbni gjysmë kilogrami të indit yndyror në javë.

Shumë ekspertë besojnë që nuk duhet të humbni më shumë se një kilogram në javë. Humbja e më shumë se një kilogrami në një javë, zakonisht nënkupton që humbni ujë dhe masën muskulore në vend të yndyrave të tepërta.

Nëse e bëni këtë gjë, do të keni më pak energji, dhe me siguri do ta ktheni peshën prapa.
Ekspertët mjekësorë nga e gjithë bota i nxisin njerëzit për një qasje të shëndetshme për t’u dobësuar. Kjo nënkupton krijimin e ndryshimeve të arsyeshme në të ushqyer dhe aktivitete fizike. Kjo nënkupton 5 vakte në ditë dhe aktivitet fizik 3 ditë në javë. Kjo rezulton me humbjen më të ngadalshme, por më të shëndetshme të peshës. Në këtë mënyrë parandalohet kthimi i papritur i kilogramëve, digjen yndyrat dhe ndërtohet masa muskulore.

E rëndësishme është që të shmangen uria dhe ushtrimet e gjata dhe të mundimshme. Trupi është makinë e pabesueshme, me sistem të vetin, i cili do t’i përshtatet nevojës për të mbijetuar. Për shembull, trupi juaj kupton që nuk jeni duke marrë shumë ushqim dhe vjen në fazën e urisë. Metabolizmi ngadalësohet, dhe ju nuk dobësoheni.

Prandaj shpesh dëgjoni se si njerëzit ankohen që nuk hanë asgjë, ndërsa kilogramët mbesin.
Ushtrimet janë të rëndësishme për t’u dobësuar. Që ushtrimet të jenë të dobishme për t’u dobësuar, është i nevojshëm treningu prej 30 minutash më së paku pesë ditë në javë.

Ekuacioni themelor është ai që përsërisim vazhdimisht: sa më shumë ind muskulor, më shumë kalori digjni. Muskuli është ind aktiv, yndyra nuk është. Kështu, muskuli djeg një numër të konsiderueshëm të kalorive çdo ditë për mirëmbajtjen e vet.

Vrapimi
Vrapimi është ushtrimi më i mirë për të shpenzuar kalori. Nëse vraponi 8 km/h mund të digjni 986 kalori në 1 orë.

Rroshullat
Një orë me rroshulla mund të djegë 913 kalori.

Tae kwon do
Ky është ushtrim për tërë trupin me të cilin mund të digjni deri 730 kalori për një orë.

Kërcimi me litar
Mund të djegë 730 kalori për një orë. Një orë mund të jetë tepër, kështu që për 10 minuta mund të digjni 122 kalori.

Basketbolli dhe futbolli
Një ndeshje miqësore mund të djegë deri 584 kalori në orë.

Noti
Notimi është ushtrim i shkëlqyer për tërë trupin sepse përdoren gati tërë muskujt në trup. Pothuajse të gjitha lëvizjet mund të djegin edhe deri në 511 kalori në orë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Pastë kanelle kundër migrenës

Migrena është si një mysafir i padëshiruar, e cila shfaqet në mënyrë të panjohur dhe është e vështirë të eliminohet. Lajmi i mirë është se atë mund ta luftoni në kushte shtëpie dhe në mënyrë natyrale, pasi pasta e kanellës qetëson dhembjet. Nëse vuani shpesh nga dhembjet e kokës, ju e dini se sa e vështirë mund të jetë. Një...