Çfarë rreziku sjell përdorimi i tamponëve?

Se tamponët vërtet mund të rrezikojnë seriozisht shëndetin tregon numri alarmant i femrave të cilat në Britani të Madhe janë hospitalizuar për shkak të shokut toksik.

Mjekët kanë konstatuar se shoku tek ato është shfaqur për shkak të helmimit me tamponë.
Sindroma e shokut toksik më së shpeshti diagnostikohet te femrat e reja të cilat gjatë gjakrrjedhjes menstruale kanë përdorur tamponë me forcë të madhe thithëse.

Është konstatuar se e nxisin helmet të cilat i krijon ky bakter. Ai është i pranishëm në organizëm në rrethana normale dhe nuk shkakton probleme, thonë ekspertët. Për shkak të nxehtësisë, lagështisë dhe mungesës së oksigjenit në vagjinë, mikroorganizmat shpejt dhe lehtë shumëzohen në tamponë.

Është shumë me rëndësi që me kohë të hetohen simptomat e shokut toksik: dhembja e kokës, dhembja e fytit dhe e muskujve, temperatura e lartë, vjellja dhe diarreja, ligështia, sukrepi në formë të djegies nga dielli, ulja e presionit të gjakut, dezorientimi, dështimi i veshkave.Shërimi bëhet me antibiotikë. /telegrafi/