Home Këshilla të ndryshme Çfarë shkakton ftohjen?

Çfarë shkakton ftohjen?

A ju kanë sugjeruar nënat dhe gjyshet të mos dilni përjashta pasi të jeni pastruar, ngase mund të ftoheni?

Studimet në Gjermani kanë zbuluar se ftohja në rastet më të shpeshta shfaqet gjatë dimrit, e në disa pjesë të tjera të botës kjo ndodh gjatë zezonit të shirave.

Nga kjo praktikë lirisht mund të themi se koha e ftohtë dhe lagështia shkaktojnë ftohjen, por kjo vetëm pjesërisht është e vërtetë. Këtu kemi të bëjmë me faktin se gjatë kësaj periudhe kohore njerëzit qëndrojnë brenda, në ambiente të mbyllura, prandaj edhe shtohen gjasat që njerëzit të këmbejnë viruset.

Ron Ekëls, drejtor i Qendrës në Kardif kishte dashur ta kuptojë nëse ekspozimi ndaj temperaturave të ulëta aktivizon viruset. Për këtë eksperiment, vullnetarët i kishte sjellë në laborator të ftohtë, e më pas i kishte dërguar në shtëpi.

Gjysma e tyre kishin qëndruar ulur me thembra në ujë të ftohtë përderisa të tjerët kishin veshur çorapë dhe këpucë. Në fund ishte vërtetuar se grupi i njerëzve që kishin qëndruar me thembra në ujë pas disa ditëve ishin goditur nga ftohja, teshtitja dhe kolla.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ilaçi i lashtë i gjyshes që shëron gjithçka

Sot do t’jua tregojmë recetën e një ilaçi tradicional gjerman i cili është përdorur për trajtimin e shumë sëmundjeve të ndryshme. Ky ilaç i përket mjekësisë alternative, ndërkaq thuhet se i trajton infeksionet, lodhjen, gripat, kolesterolin, arterosklerozën, etj. Gjithashtu është tejet fitimprurës për rastet e gurëve në veshka. Ilaçi fantastik natyral është i suksesshëm edhe në pastrimin e toksinave nga trupi dhe...