Home Këshilla të ndryshme Çiftet e lumtura që postojnë në Facebook gjatë gjithë kohës e ‘urrejnë’...

Çiftet e lumtura që postojnë në Facebook gjatë gjithë kohës e ‘urrejnë’ njëri-tjetrin

3Të gjithë e njohin të paktën një “çift të Facebookut” selfiet dhe postimet e të cilëve tingëllojnë një romancë dashurie nga ndonjë film hollivudian.

Por e dini çfarë? Ata në fakt mund ta urrejnë njëri-tjetrin, thuhet sipas Metro.co.uk.

Seksologu Nikki Golfstein tha për Mail Online, “Shpesh janë njerëzit që postojnë më së shumti ata që kërkojnë vlefshmëri për marrëdhënien e tyre nga njerëzit e tjerë në rrjete sociale”.

“Pëlqimet dhe komentet mund të jenë aq vlerësues sa që kur dikush është me të vërtetë duke e pasur vështirë në marrëdhënie, ky është momenti kur ata rregullohen – jo nga gjesti që bën njëri person në çift, por nga ajo çfarë njerëzit e tjerë thonë në lidhje me ta”, tha ai.

Kjo mund të jetë gjithashtu edhe një tregues se njëri partner kontrollohet nga tjetri, tha Goldstein, transmeton Gazeta Express.

Hulumtimet e mëparshme nga Universiteti Brunel gjeti se njerëzit që postojnë shpesh në lidhje me partnerin e tyre romantik kanë vetëbesim të ulët dhe me shumë gjasë e urrejnë njëri-tjetrin, thuhet sipas hulumtuesve, të cilët anketuan 555 përdorues të Facebook.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

(Disa) ushqime dhe kanceri, kronologjia e një lidhjeje të dyshuar!

U deshën 50 vjet për të kuptuar se stilet e jetesës, në radhë të parë ajo që në pjatë, janë në origjinë të në shumë se gjysmës së tumoreve Për të kujtuar rëndësinë e ndjekjes së një diete korrekte është Shoqata Italiane për Hulumtime të Kancerit (Airc), e cila është kthyer në 2,500 sheshe italiane me iniciativën ‘Portokalli i Shëndetit’. Të...