Home Shëndetësi Cigaret elektronike me përbërës helmues

Cigaret elektronike me përbërës helmues

Cigaret elektronike mund të jenë të pasigurta dhe të krijojnë probleme shëndetësore afatgjata, ishte përfundimi i një studimi amerikan.

Aktualisht, me miliona duhanpirës në të gjithë botën përdorin këto pajisje, për t’i ndihmuar që të shkëputen nga vesi i tymosjes.

Cigaret elektronike, ndonëse kanë një përqindje nikotine dhe shije të ngjashme, janë të zhveshura nga përbërës të tjerë të dëmshëm si katrani, që njëkohësisht krijojnë edhe varësi në trupin e njeriut.

Megjithatë, duket se për cigaret, të cilat për momentin prodhohen vetëm në Kinë, nuk janë bërë testime të mjaftueshme dhe as nuk është studiuar përbërja e tyre kimike, me nikotinën që mund të jetë edhe më e lartë se në një cigare të zakonshme.

Njëkohësisht, ka prova se në këto cigare mund të ketë përmbajtje të kimikatave helmuese, si glikoli diethilenit, vdekjeprurës në përqendrime të mëdha.

E ndërsa studime më të hollësishme duhet të kryhen nga autoritet, është e qartë se për momentin, çdo formë cigareje është e dëmshme dhe e rrezikshme për shëndetin.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Lënia e cigares/ Kur mungesës së vullnetit i vjen në ndihmë teknologjia

Kudo dëgjojmë të flitet mbi dëmet që shkakton pirja e cigares. Por a është e lehtë të hiqet dorë nga ky zakon? Autoritetet shëndetësore në mbarë botën apelojnë për lënien cigares si një mënyrë për mbrojtjen e shëndetit. Në 2019, pak gjëra kanë mbetur pa u shpikur. Disa me qëllimin e zhvillimit të stileve tona të jetës, disa me qëllimin...