Home Këshilla të ndryshme Cigaret me shije mente, më të dëmshme për shëndetin se sa ato...

Cigaret me shije mente, më të dëmshme për shëndetin se sa ato të zakonshmet

Një hulumtim amerikan ka treguar se ata që konsumojnë cigaren me shije mente, dy herë më tepër janë të rrezikuan se do të pësojnë sulm në tru, në krahasim me duhanxhinjtë që konsumojnë cigaren e zakonshme, e kjo sidomos është e theksuar tek femrat.

Edhe pse nuk ka cigare të shëndetshme, hulumtimi i cili ishte publikuar në revistën “Archives of Internal Medicine” ka treguar se sidomos cigaret me shijen mente duhet hequr qafe.

“Të gjitha cigaret janë të dëmshme, por nga perspektiva e zvogëlimit të dëmit do të duhej të shmangim ato cigare me shije mente”, tha Nikolas Vozoris nga spitali në Toronto. Në hulumtim, i cli kishte zgjatur nga viti 2001 deri në vitin 2008, kishin qenë të përfshirë rreth 5000 persona.

Nga ky numër i përgjithshëm, 26 për qind kishte konsumuar cigare me shije mente, 3,7 për qind kishte përjetuar sulm në tru, në krahasim me 2,7 për qind e atyre që kishin konsumuar cigare të zakonshme. Dallimet ishin edhe më të larta sidomos kur ishin marrë parasysh fermat. Ato që kishin konsumuar cigareme shije mente, tre herë më shumë ishin të rrezikuara se do të pësonin sulm në tru.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Këto ushqime pengojnë gjumin normal

Ne e dimë që ushqime të caktuara që përmbajnë kafeinë ose sheqer mund të stimulojnë sistemin nervor, duke e bërë të vështirë gjumin. Por ka edhe ushqime që do të kenë efektin e kundërt. Mos harroni karbohidratet Ushqyerja që përfshin nxjerrjen e karbohidrateve mund të prishë ekuilibrin kimik të trupit dhe kështu të parandalojë gjumin e mirë. Në vend që t’i eliminoni...