Home Këshilla të ndryshme Cilat dieta japin rezultate më të mira?

Cilat dieta japin rezultate më të mira?

Ndonëse dietat ndihmojnë në zgjidhjen e të paktën disa kilogramëve të tepërt, studimi i ri tregon se nuk janë të gjitha mënyrat e dobësimit të mira për trupin e njeriut.

Ekspertët kanë studiuar dietat më të popullarizuara botërore, në bazë të përparësive dhe dobësive të tyre.

Në analizën bërë 20 dietave të ndryshme kanë marrë pjesë 22 ekspertë nga fusha e diabetit, sëmundjeve të zemrës, sociologjisë, dobësimit, etj. Ata kanë marrë parasysh shtatë gjëra kryesore si ushqyeshmëria, balancimi i peshës ose përgatitjet, si dhe gatimi.

Në vendin e parë është dieta Dash, e cila është shpikur për personat me hipertension dhe përmban ushqime të ndryshme të freskëta dhe me më pak yndyrë dhe kripë. Vendin e dytë e ka zënë dieta TLC, e cila përfaqëson një proporcion të lartë të ushqimeve me fibër dhe kalcium.

Dieta mediterane është në vendin e tretë, për shkak se përfshin drithëra, pemë dhe perime të freskëta, si dhe vaj ulliri. Dieta e klinikës Mayo renditet në vendin e katërt, pasi në kuadër të ushqimeve parasheh të konsumohet më shumë pemë dhe perime të freskëta.

Në vendin e pestë është dieta Volumetrics, e cila bazohet në konsumin e artikujve ushqimor me dendësi të ulët energjetike. Në vendin e fundit renditet dieta e popullarizuar Atkins, pasi që përjashton një pjesë të ushqimeve, ndërsa në mesin e dietave më të këqija janë renditur dietat Paleo, Veg, të cilat përfshijnë vetëm ushqime të papërpunuara.

Studimi është publikuar në “U.S. News” dhe “World Report’s Best Diets for Healthy Eating”.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Pse duhet ta kontrolloni gjithmonë skadencën e ujit në shishe?

Data e skadimit e ujit të ambalazhuar në shishe plastike është data kur plastika fillon të prishet dhe lëshon kimikatet e saj në ujë. Është njohuri e zakonshme që ju nuk duhet të pini nga shishet e ujit që keni lënë në një makinë të nxehtë, sidomos kur temperaturat e motit janë të larta. Por kur është hera e fundit që...