Home Këshilla të ndryshme Cilat frutat ndihmojnë në pastrimin e zorrëve?

Cilat frutat ndihmojnë në pastrimin e zorrëve?

Cilat frutat ndihmojnë në pastrimin e zorrëve?Ekzistojnë shumë mënyra për detoksikimin e zorrës së trashë, përfshirë edhe ushqimet si spinaqi, bronkolit, qepa, peshku, panxhari, lakra, dhe të ngjashme.

Por, nëse jeni admirues i pemëve, atëherë është mirë të dini se cilat fruta janë të mira edhe për këtë gjë.

Avokado
Avokado është e pasur me acide yndyrore omega-3, të cilat i pastrojnë zorrët dhe pengojnë problemet e tretjes. Acidet omega-3 të saj shërbejnë si lubrifikues për murrin e zorrëve. Të gjitha grimcat e mbetura dhe toksinat ngjiten për to dhe nxirren jashtë.

Mollët
Mollët detoksikojnë zorrët dhe pastrojnë gjërat e dëmshme si dhe metalet e rënda nga organizmi. Mollët janë të pasura me pektinë, për të cilën arsye janë në mesin e frutave më të mira për të pastruar zorrët.

Mjedrat
Mjedrat janë një prej burimeve më të pasura të fibrave nga të gjitha frutat. Ato jo vetëm që janë të mira për zorrët dhe mëlçinë, por janë edhe të mira për të pasur lëkurë të pastër dhe të shndritshme.

Dredhëzat
Dredhëzat janë të domosdoshme për të pastruar organizmin. Ato janë të pasura me fibra dhe vitamina tjera të shëndetshme, andaj duke konsumuar dredhëza ju do të mund të pastroni dhe detoksikoni zorrët në mënyrë “të shijshme”.
Boronicat
Këto fruta mali përmbajnë aspirinë, e cila lehtëson efektet e dëmtimit të indeve pas pezmatimeve kronike. Po ashtu boronica vepron si antibiotik dhe pengon infeksionet bakteriale në traktin urinar.

Limoni
Limoni ndihmon pastrimin natyral të organizmit. Ai është i pasur me vitaminë C dhe ndihmon në detoksifikimin e lëndëve të dëmshme në mëlçi.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Si të shpëtoni nga puçrrat e vitheve

Gjatë ditëve të nxehta të verës, shumë femra përballen me akne rreth vitheve. Shumica prej nesh nuk e kemi idenë se pse ato ndodhen aty. Ja disa nga mënyrat me anë të të cilave, ju mund të shpëtoni nga to: Bëni dush pas çdo stërvitjeje Është shumë e rëndësishme, që menjëherë pas aktiviteteve fizike të bëni dush! Së pari duhet të...