Home Udhëtim & Turizëm Cilat janë bregdetet e preferuara të të rinjve?

Cilat janë bregdetet e preferuara të të rinjve?

Pushimet verore tashmë kanë filluar dhe çdonjëri po mundohet të kaloj ditët më të mira në bregdetin e preferuar të tyre.

Me këtë janë duke u ballafaquar edhe disa nga të rinjtë tanë të cilët tani do t’i nisin pushimet verore dhe pritet t’i vizitojnë vendet e zgjedhura. Bashkim Makolli ka planifikuar që pushimet t’i kaloj në bregdetin e Durrësit, për të ky qytet është mjaft i bukur dhe atraktiv edhe për çmimet.

“Durrësi mendoj se është një atraksion turistik i pamohueshëm, një qytet që gjithmonë ka ditur të presë vizitorë. Ka ditur të sjellë në vëmendjen e të gjithë atyre që e kanë shkelur bujarinë dhe ndër shumë ndjenja që provon kur zbret në Durrës për herë të parë, ndoshta ajo që godet më tepër i dedikohet veçantisë së këtij qyteti”, ka thënë ai.

Sipas Bashkimit çmimet që variojnë në tregun e Durrësit janë mjaft të volitshme, andaj ia vlenë të shkohet atje. Për dallim nga Durrësi bregdeti i Ulqinit për Elda Naliun është më i bukur, ajo thotë se Ulqini ka qenë për mijëra vjet në rrjedhën e historisë një port tregtar i rëndësishëm në rajon.

“Ambienti natyral është shumë i pasur me zona plotësisht të ndryshme, ku ka një bukuri të rrallë natyrore. Në Ulqin ekzistojnë ende vende natyrale, nga më të ashprat. Plazhe pa fund, nga ranorët tek ata shkëmborë, që të japin mundësinë e shijimit të aromës së mirë. Pas momentit të artë të plazhit, meriton të zbulohet dhe të vlerësohet edhe brendësia e Ulqinit”, shton ajo.

Edhe Alban Xhemajli është i pasionuar pas plazhit të Durrësit, ai ka planifikuar që këtë vit të vizitoj këtë bregdet që sipas tij është mjaft i mirë.

“Mua më pëlqen Durrësi, është një vend i mrekullueshëm, por të ofron edhe kushte më të lehta dhe të volitshme për t’i kaluar ditët e pushimit. Një udhëtim do të përbënte rastin për të njohur njerëz ndoshta të mbyllur në një kontakt të parë, por pastaj gjithnjë e më të hapur, më mikpritës dhe dashamirës, për të njohur një gastronomi të pasur në lloje, në fund për të zbritur në brendësinë e një peizazhi të destinuar të mbetet në sytë dhe zemrën e çdo udhëtari”.

“Një endje në rrugët e një qyteti të krenarisë dhe njëkohësisht bukurisë tipike mesdhetare, aty ku udhëtari i çdo natyre mund të gjejë turizmin kulturor, atë të plazhit dhe diellit, turizmin gastronomik, arkeologjik, e gjithçka që mund të dëshirojë e të shijojë në mrekullitë e një qyteti, që mban në gjirin e tij çdo gjë të bukur”, përfundon ai.

Ulqini dhe Durrësi vazhdojnë të jenë bregdetet më të pëlqyera nga disa të rinj tanë.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...