Home Shëndetësi Cilat janë efektet anësore të zbardhjes së dhëmbëve?

Cilat janë efektet anësore të zbardhjes së dhëmbëve?

zbardhjaEfektet anësore mund të jenë – rritja e përkohshme e ndjeshmërisë së dhëmbit në të ftohtë dhe të nxehtë, irritimi i indeve të buta të gojës, e posaçërisht i mishit të dhëmbëve.

Këto ndryshime janë të përkohshme dhe zhduken pas disa ditëve. Para procedurës së zbardhjes pacienti patjetër duhet të informohet lidhur me shkaktarin e ndryshimit të ngjyrës, rezultatet e pritura, si dhe me efektet e padëshiruara, transmeton Telegrafi.

Koha e zbardhjes së dhëmbëve varet nga shkaktari i ndryshimit të ngjyrës, thellësia e lokalizimit të njollës dhe teknikës zbardhuese të aplikuar.

Koha e zbardhjes së dhëmbëve, p.sh. nga tetraciklina, është më e gjatë dhe kërkon më tepër seanca, krahasuar me ngjyrosjen e dhëmbëve, p.sh., nga duhani, kafeja, çaji etj.

Sa i përket kohëzgjatjes së seancës, ajo merr mesatarisht 30-60 minuta te zbardhja laserike, 60 minuta te zbardhja me dritë/nxehtësi, si dhe 2-4 orë në ditë te zbardhja në shtëpi brenda 2 javëve, apo edhe më shumë, varësisht prej shkallës së errësimit dhe dëshirës për ndriçim të ngjyrës së dhëmbëve.

Rezultatet e deritanishme tregojnë për ndriçim të ngjyrës së dhëmbëve për 3-8 nuanca (nga gjithsej 16) pas përfundimit të procedurës, ndërsa për më shumë se 10 nuanca pas përdorimit të laserit.

Por, shkalla e zbardhjes nuk është e njëjtë te të gjithë. Ajo varet nga mosha, nga shkalla e diskolorimit të dhëmbëve, nga metoda e aplikuar etj. /Telegrafi/

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...