Home Këshilla për Prindër Këshilla për shtatëzëna Cilat janë shkaqet e shtatzanisë jashtë mitrës

Cilat janë shkaqet e shtatzanisë jashtë mitrës

Veza e pjelluar zakonisht udhëton 4-5 ditë në tub, prej vezores deri në mitër, ku mbarësohet brenda 6-7 ditëve pas pjellimit.

Arsyeja më e zakonshme e shtatzanisë jashtë mitrës është dëmtimi i tubave të mitrës që shkakton bllokim apo ngushtim. Po ashtu, mund të ketë edhe problem me muret e mitrës, që zakonisht tkurren dhe bartin vezën e pjelluar në mitër.

Infektimet e pelvikut dhe apendiksit mund të shkaktojnë tubin që të përdridhet apo të ngjitet, kështu që e vonon kalimin e vezës dhe lejon vezën të mbarësohet në tub. Megjithatë, në shumicën e rasteve, mbarësimi i vëzës në tub nuk është i ditur.

Cilat janë përfundimet e mundshme për shtatzani?

Në shumë raste shtatzania jashtë mitrës nuk jeton gjatë dhe humbet para menstruacioneve, apo pas disa simptomeve të lehta, apo dhimbjes dhe gjakderdhjes. Në këto raste, shtatzania jashtë mitrës rrallë përcaktohet dhe mendohet se ka ndodhur dështim spontan. Në këto raste nuk ka nevojë për mjekim. Nëse veza vazhdon të jetojë, muri i hollë i tubit fillon të zgjerohet dhe të shkaktojë dhimbje në fund të barkut.

Mund të percillet edhe me gjakderdhje. Me zhvillimin e shtatzanisë, tubi mund të shpërthejë dhe të shkaktojë gjakderdhje të madhe, dhimbje dhe të fikët. Para se të ndodhë kjo, shtatzania jashtë mitrës mund të zbulohet me analiza të gjakut, të cilat tregojnë se hormonet normale gjatë shtatzanisë nuk janë duke u rritur siç duhet.

Cilat janë simptomat me shtatzani jashtë mitre?

Çdo femër që është aktive në marrëdhënie seksuale, në moshën kur mund të mbesë shtatzanë dhe ka dhimbje të barkut, dyshohet se ka shtatzani jashtë mitrës derisa të vërtetohet. Dhimbjet zakonisht fillojnë përnjëherë dhe mund të ketë apo mos të ketë gjakderdhje.

Në shumicën e rasteve kjo ndodhë brenda javës së katërt dhe të dhjetë të shtatzanisë me simptomat në vijim. 

Dhimbje në një anë të barkut: Dhimbja mund të jetë ngulmuese dhe e rëndë, por kjo mund që të mos jetë në anën e shtatzanisë.

Dhimbje në krye të krahut: Kjo mund të ndodhë për shkak të gjakderdhjes së brendshme që e ngacmon diafragmën.

Testi i shtatzanisë: Testi mund të jetë pozitiv, por jo gjithmonë. Analizat e posaçme të gjakut duhet ndonjëherë të bëhen për ta vërtetuar shtatzaninë.

Gjakderdhje anormale: Femrat nuk mund ta dinë se janë shtatzanë dhe mendojnë se janë duke kaluar një periudhë menstruale të jashtëzakonshme. Ajo mund të ketë vënë spiralen. Gjakderdhja mund të jetë e rëndë apo më e lehtë se menstruacionet e zakonshme dhe mund të zgjasë më shumë se një ditë. Ndryshe nga gjakderdhja e menstruacioneve, kjo gjakderdhje mund të jetë në ngjyrë të mbyllur dhe e lëngshme. Ndonjherë përshkruhet si ‘lëng kumbulle’.

Mungesa apo vonesa e menstruacioneve: Nëse kjo ndodhë, shatzania mund të dyshohet posaçërisht nëse përjetoni simptoma të shtatzanisë: për shembull vjellje, dhimbje në gji apo në bark, por jo gjakderdhje.

Probleme me fshikëzën: Apo me zorrën e trashë. Dhimbje me jashtëqitjen.

Ju bien të fikët: Ju mund të ndjeheni shumë e dobët dhe kjo shpesh lidhet me ndjenjën se diçka shumë e keqe është duke ndodhur. Të tjera shenja janë zbehje, shpejtim i pulsit, vjellje dhe ulja e tensionit mund të ndodhë.

Cilat janë rreziqet me shtatzani jashtë mitrës?

Çdo femër që është aktive në marrëdhënie seksuale në moshën kur mund të mbesë shtatzanë, është në rrezik të mbesë shtatzanë jashtë mitrës. Megjithatë, është më shumë është e mundur nëse ju keni pasur njërën prej këtyre:

Pezmatim të pelvikut

Nëse në të kaluarën keni patur dhimbje në pelvik, për shkak të infektimit në tubat fallopiane (p.sh. Chlamydia Trachomatis – është njëra nga infeksionet më të zakonshme e përhapur seksualisht, me të cilën mund të mos ketë asnjë simptom).

Endometriosis

Çdo operim i mëparshëm në bark mund të shtojë rrezikun si lindjen e foshnjës me operim, operim të apendesitit apo shtatzani jashtë mitrës.

Vënja e spirales

Spiralja e parandalon shtatzaninë në mitër, mirëpo është më pak efektive për ta parandaluar shtatzaninë në tub.

Hapat kundër shtatzanisë

Nëse jeni duke marrë hapa kundër shtatzanisë që quhet ‘mini pill’. Këto hapa e ndryshojnë lëvizshmërinë e tubave dhe është vërtetuar se ky veprim e shton pak rrezikun e shtatzanisë jashtë mitrës. Shtatzanitë, pasë shtatzanisë jashtë mitrës. Nëse njëra nga tubat ka shpërthyer apo hequr, gruaja vazhdon të ovulojë si më parë, mirëpo shansat për të mbetur shtatëzanë redukohen në 50 përqind.

Shtatzania jashtë mitrës

Në përgjithësi shansat për të mbetur shtatëzanë prapë jashtë mitrës janë përreth 7-10 përqind dhe kjo varet nga operimi që është duhur të bëhet dhe ndonjë dëmtim themelor në tubën e mbetur. Kur njëra nga tubat dëmtohet, për shembull për shkak të mbështjelljes, shanset janë më të mëdhaj që tuba tjetër të dëmtohet.

Kjo do të thotë se, përveç shanseve për të mbetur shtatzanë janë më pak se normalisht, por edhe mund të ketë rrezik që shtatzania jashtë mitrës të ndodhë prapë. Në rastet e lidhura me spirale nuk ka rrezik më të madh nëse e hiqni spiralen.

Çfarë duhet të bëj nëse mbes shtatzanë përsëri?

Në të gjitha rastet, një grua e cila ka pasur shtatzani jashtë mitrës duhet të kosultohet me mjekun menjëherë nëse ajo dyshon se është shtatzanë përsëri, kështu që ajo të jetë në vëzhgim të vazhdueshëm. Ajo duhet të veproëj ngjashëm nëse menstruacionet i janë vonuar, nëse gjakderdhja është ndryshe nga menstruacionet normale apo nëse ajo ka dhimbje anormale në bark. Ajo duhet të kërkojë nga mjeku të kontrollohet dhe nëse është e nevojshme duhet t’ia përkujtojë mjekut për shtatzanitë e mëparshme jashtë mitrës.

Ndjenjat tuaja

Shtatzania jashtë mitrës mund të jetë përvojë e tmerrshme, ju me siguri duhet të shëroheni nga një operacion i madh, të përballoni humbjen e foshnjes dhe shpesh humbjen e një pjese të pjellshmërisë dhe ndoshta ju nuk e keni ditur që jeni shtatzanë në rend të parë. Ndjenjat tuaja ndryshojnë shumë pas shtatzanisë jashtë mitrës, në javët dhe muajt e ardhshëm.

Ju mund të ndjeheni të lehtësuar nga dhimbja dhe shumë mirënjohës që jeni gjallë, përderisa në të njëjtën kohë të ndjeheni shumë të pikëlluar për humbjen tuaj. Është e mundshme që ju duhet të shkoni në spital me shpejtësi dhe të bëheni operacion pa patur kohë të përgatiteni mentalisht.

Shumicën e kohës se çfarë ka ndodhur është jashtë kontrollit tuaj dhe ju lë juve në gjendje të tronditur. Nëse mjekët nuk kanë gjetur sqarim të qartë mjekësor për shkakun e shtatzanisë jashtë mitrës, natyrisht që ju dëshironi të kuptoni arsyet dhe mund të filloni ta fajësoni veten. Është me rëndësi që ju të kuptoni se nuk jeni shkaktare.

Humbja e papritur e shtatzanisë do t’i lejë hormonet të çrregulluara dhe kjo mund t’ju sjellë ndjenja të depresionit dhe pikëllim të madh.

Kuptohet se humbja e menjëhershme e shtatzanisë dhe nevoja për shërim nga një operacioni i madh mund të shkaktojë gjendje të vështirë në jetën familjare.

Ndjenjat e burrit/partnerit tuaj

Reagimet emocionale nga shtatzania jashtë mitrës mud të shkaktojë tendosje të madhe në marrëdhëniet bashkohore. Kjo përvojë mund t’ju bëjë që ju dhe partneri juaj të ndjeheni më të afërt, mirëpo në anën tjetër burri/partneri juaj mund që mos të jetë në gjendje t’i kuptojë ndjenjat tuaja apo nuk mund t’ju ofrojë përkrahje në asnjë mënyrë.

Shumë meshkuj kanë vështërsi t’i shprehin ndjenjat e tyre dhe ndjehen të pafuqishëm për t’ju ndihmuar, por mos harroni se edhe ata mund të vuajnë nga kjo përvojë. Padyshim se brenga e tyre kryesore është mirëqenia juaj.

Kështu që ai mendon se duhet të jetë i fortë për ju dhe të mos bisedojë për ndjenjat e tij. Megjithatë, në shoqërinë e sotme është e pranueshme që ndjenjat duhen të shprehen pa marrë parasysh a jeni mashkull apo femër, kështu që ju duhet ta inkurajoni burrin/partnerin tuaj që të shprehë ndjenjat dhe pikëllimin e tij.

Para se të filloni të mbetni shtatzanë, prapë ju duhet t’i lejoni vetes kohë për shërim fizik dhe emocional. Mjekët zakonisht i këshillojnë pacientët të presin tre muaj për të lejuar trupin të shërohet. Ndjenjat e femrave ndryshojnë pas shtatzanisë jashtë mitrës, disa femra kanë dëshirë të mbesin shtatzanë menjëherë, përderisa të tjerat tmerrohen me mendimin që të mbesin shtatzanë prapë dhe nuk mund të përballojnë stresin edhe me një shtatzani tjetër.

Është me rëndësi të kuptoni se sado që tmerrshëm ju duket që edhe një shtatzani jashtë mitrës mund të jetë, ju keni shumë shanse të mbeteni shtatzanë dhe të keni shtatzani normale dhe të shëndetshme.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Sallata marule, aleatja më e mirë për t’u dobësuar, lehtësuar stresin dhe për të fjetur 8 orë rresht

Është mbretëresha e sallatave, por është gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i ushqyesve dhe ofron përfitime të shumta shëndetësore: kjo është arsyeja pse sallata marule nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj. Pavarësisht se konsumohet shpesh për dietë, sallata marule është në të vërtetë një ushqim me veti të shumta terapeutike. Sallata marule është në dispozicion gjatë gjithë vitit, me...