Cilat vitamina duhet të merrni pas menopauzës

Menopauza mund të përfshijë edhe rritjen e rrezikut për zhvillimin e disa sëmundjeve dhe problemeve shëndetësore. Me rënien e niveleve të estrogjenit, rritet rreziku për zhvillimin e osteoporozës dhe sëmundjeve të zemrës. Për t’i përballuar këto efekte anësore, vitaminat dhe suplementet mund të jetë një komponent kyç për kujdesin e grave gjatë dhe pas menopauzës.

Ja cilat janë disa nga suplementet dhe vitaminat për këtë rast gjendje:

Kalcium
Kalciumi është jetësor për shëndetin e kockave dhe është sidomos i rëndësishëm gjatë menopauzës kur rënia e niveleve të estrogjenit rrit rrezikun për zhvillimin e osteoporozës. Gratë janë 5 herë më shumë të rrezikuara që të zhvillojnë osteoporozë krahasuar me meshkujt. Burimi më i mirë i kalciumit është ushqimi, megjithatë, nëse nuk e arrini dozën e duhur (1,000 deri 1,200 mg për gratë gjatë menopauzës) nëpërmjet dietës, suplementet e kalciumit mund të jenë një zgjedhje e duhur.

Vitamina D
Vitamina D mund të konsiderohet një super-vitaminë. Nuk është e rëndësishme vetëm për shëndetin e kockave, por ul gjithashtu rrezikun për atak në zemër, tensionin e lartë të gjakut, goditjen në tru, astmën, alergjitë, madje edhe kancerin gjirit. Mund të jetë e vështirë që ta siguroni vitaminën D vetëm nga ushqimet natyrale. Doza e rekomanduar çdo ditë për këtë vitaminë është 600 IU. Kontrolloni fillimisht nivelet për t’i siguruar nëse keni nevojë për suplement.

Acidet yndyrore omega 3
Vaji i peshkut me acide yndyrore omega 3 kanë një efekt efikas dhe natyral që është shumë e rëndësishme gjatë menopauzës. Nuk është e dobishme vetëm në termat e përfitimeve kardiovaskulare dhe uljen e triglicerideve, por ky antioksidues i fuqishëm gjithashtu ndihmon për të mbrojtur funksionin e shëndetit mendor duke parandaluar kështu demencën dhe alcajmerin. Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon që të konsumojnë të paktën 2 racione peshk (salmon, troftë, sardele) në javë. Mund të jetë e nevojshme edhe marrja e suplementeve për të siguruar dozat e duhura të kësaj lënde ushqyese. Ekspertët rekomandojnë që gratë të cilat janë në fazën e menopauzës të marrin suplement të vajit të peshkut me 1,000 deri 2,000 miligramë acide yndyrore EPA dhe DHA.