Home Këshilla të ndryshme Cili është dallimi midis çajit të gjelbër dhe atij të zi?

Cili është dallimi midis çajit të gjelbër dhe atij të zi?

Cili është dallimi midis çajit të gjelbër dhe atij të zi?Çaji i zi dhe ai i gjelbër kanë prejardhje nga bima Cmellia sinesis. Në të dyja këto raste mblidhen edhe fletët nga shtresa e sipërme e bimës. Po ku ekziston dallimi?

Dallimi vjen nga procesi i prodhimit, i oksidimit dhe nga procesi kimik që pasojnë gjatë përgatitjes.

Çaji i gjelbër
Për t’u prodhuar çaji i gjelbër, fletët mblidhen, thahen dhe pastaj përpunohen në avull (stili japonez) apo piqen (stili kinez). Ky proces ngadalëson oksidimin, andaj fletët përmbajnë ngjyrën dhe shijen specifike.

Çaji i zi
Për t’u prodhuar çaji i zi, fletët pas mbledhjes thahen pastaj grimcohen, këputen dhe ndrydhen në mënyrë që të shpejtohet oksidimi para se të thahen plotësisht, shkruan telegrafi. Prandaj fletët kanë ngjyrë të errët e cila ka aromë më të fortë.

Cili çaj ka më shumë kafeinë
Sipas të dhënave të Klinikës Mejo, transmeton Telegrafi, sasia e kafeinës e cila gjendet në çaje sillet prej 24 – 40 miligramë në një filxhan çaji të gjelbër dhe 14 – 61 miligram në një filxhan çaji të zi.

Cili çaj ka më shumë antioksidantë
Edhe çaji i zi edhe ai i gjelbër përmbajnë antioksidantë, të cilët mund të ndikojnë në mënyrë preventive në rastin e shfaqjes së kancerit dhe të sëmundjeve të tjera. Mënyra e ndryshme e prodhimit u siguron çajeve lloje të ndryshme antioksidantesh

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...