Cili shampo u shkon për shtati flokëve tuaja

Kur i pastroni flokët, mos përdorni shampo të fortë dhe keni kujdes në temperaturën e ujit.

Flokë të yndyrshëm

Shampo për volum, kurrsesi.Edhe pse një lloj i tillë i flokëve shpejt ndyhet, nuk do të ishte mirë t’i pastroni shpesh.

Do të ishte ideale t’i pastroni dy herë brenda javës. Shampo juaj duhet të jetë me bazë bimore. Mos përdorni shampo në të cilët shkruan se flokëve u dhuron volum, ngase do t’ju irritohen majat e flokut.

Flokë të thata

Kujdesi organik dhe masazhi

Shampo juaj duhet të jetë i butë dhe i përbërë nga substancat natyrale, e rol të rëndësishëm luajnë edhe masazhet. Një masazh të tillë mund ta bëni me krehër apo me majën e gishtërinjve dhe me lëvizje të buta.

Zbokthi

Dimri është edhe sezon i zbokthit. Ky problem theksohet nëse keni flokë të thata dhe të yndyrshme. Flokët shpëlani mirë me ujë të vakët, pastaj përdorni preparatet që jua rekomandon dermatologu.