Home Shëndetësi Çka duhet të dini për pilulat kontraceptive?

Çka duhet të dini për pilulat kontraceptive?

Çka duhet të dini për pilulat kontraceptive?Një nga format më të popullarizuara të kontraceptivëve, sigurisht që është “pilula e kontrollit”.

Popullariteti i kësaj forme të parandalimit të shtatzënisë së padëshiruar kontribuon në faktin se ajo është shumë efektive dhe është e lehtë për t’u përdorur. Por, përpara se të vendosni për përdorimin e pilulave kontraceptive, ka disa gjëra që duhet të dini.

– Efektet e padëshiruara: Të gjitha markat e pilulave kontraceptive janë po aq efektive në luftën kundër shtatzënisë së padëshiruar, por ato nuk janë të gjitha të njëjta dhe jo të gjitha pilulat do t’ju përshtaten në mënyrë të barabartë. Dhe shumica e grave do të duhet vetë të kuptojnë se cilat pilula janë më të përshtatshme për to. Në bazë të kontrollit, gjinekologu mund të përcaktojë llojin e pilulave kontraceptive që ju përshtaten, por gjithashtu kjo varet edhe nga organizmi juaj.

– Nuk do të shtoni peshë: Versionet e mëparshme të pilulës kanë pasur më shumë hormone dhe kanë ndikuar në faktin se gratë me të vërtetë kanë shtuar peshë. Por një lajm i mirë është se pilulat më moderne, përmbajnë në mënyrë të konsiderueshme më pak hormone dhe nuk të çojnë në ndryshime të tilla. Një numër i madh studimesh kanë konfirmuar se pilulat nuk kanë të bëjnë me shtimin e peshës edhe pse thuhet se këto tableta që janë të bazuara vetëm në progestin, mund të çojnë në akumulimin e kilogramëve.

– Medikamentet e tjera: Ka një arsye pse gjithmonë ju pyet mjeku nëse jeni duke përdorur ndonjë medikament para se t’ju përshkruajë këtë recetë. Disa ilaçe nuk mund të kombinohen me të tjerat dhe kjo nuk ju takon juve për të vendosur. Trajtimet hormonale të tilla si pilulat kontraceptive, janë të komplikuara sidomos kur kombinohen. Pra, së pari duhet gjithmonë të konsultoheni me mjekun para se të përdorni ndonjë ilaç, nëse tashmë jeni duke përdoruar pilula kontraceptive.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Si të shpëtoni nga puçrrat e vitheve

Gjatë ditëve të nxehta të verës, shumë femra përballen me akne rreth vitheve. Shumica prej nesh nuk e kemi idenë se pse ato ndodhen aty. Ja disa nga mënyrat me anë të të cilave, ju mund të shpëtoni nga to: Bëni dush pas çdo stërvitjeje Është shumë e rëndësishme, që menjëherë pas aktiviteteve fizike të bëni dush! Së pari duhet të...