Home Këshilla të ndryshme Çka është anestezioni epidural?

Çka është anestezioni epidural?

Anestezioni epidural është injektimi gradual i anestetikut lokal në hapësirën përreth mbështjellësit të fortë të palcës kurrizore, kurse qëllimi i tij është pandjeshmëria e pjesës së poshtme të trupit të shtatzënat gjatë lindjes.

Është një prej formave kryesore të bllokut neuroaksial, i cili arrihet nëpërmjet të futjes së anestetikut lokal në hapësirën peridurale nëpërmjet kateterit te vendosur paraprakisht me çka arrihet të bllokohen rrënjët e nervave spinal.

Përparësia kryesore e aplikimit të epidurales është se shtatzëna gjatë tërë kohës sa zgjat lindja, nuk përjeton dhimbje. Por, ajo dukshëm shkurton edhe kohëzgjatjen e lindjes.

Nëse faza e lindjes zgjat më shkurtë, trauma e foshnjës për shkak të kalimit nëpër kanalin e lindjes është më e vogël. Punime të shumta të bërë nga autorë të ndryshëm tregojnë bindshëm se gjendja e të porsalindurve me epidurale është dukshëm më e mirë. /Telegrafi/

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...