Çka meriton çdo grua nga burri i saj

Burri përgjegjës, i suksesshëm dhe emocionalisht i pjekur, e di se gruas së tij duhet t’i ofrojë më shumë sesa dashurisë deklarative, seksit të mirë dhe daljeve të mbrëmjeve.

Ai duhet të paraqesë mbrojtje të përhershme, burrë që di të bëjë komplimente, është miku më i mirë i gruas së tij dhe që njeh ekuilibrin labil midis të vërtetës dhe gënjeshtrës.

Vëmendja në momentet kritike

Nëse gruaja juaj kalon ndonjë krizë emocionale, për shkak të dështimit në punë, grindjes me ndonjë të afërm, apo me ndonjë shoqe, mos ikni nga lotët e saj dhe mos e lini që vet t’i zgjidhë problemet.

Qëndroni aty dhe përqafojeni. Edhe nëse nuk thoni asgjë, vetë prania juaj do t’ia lehtësojë vuajtjet asaj.

Komplimentet e thëna qartë dhe me zë

Përpos komplimenteve që këmbeni gjatë seksit të trentë, me rëndësi është që të ndani komplimente edhe kur jeni gjakftohtë.

Komplimenti i bërë derisa jeni duke u përgatitur për të dalë, apo derisa drekoni, për të ka një peshë më të madhe.

Ekuilibri delikat midis të vërtetës dhe rrenës

Nëse ushqimi është djegur pak, mos e bëni këtë të madhe. Evitimet e pasherra të së vërtetës ndonjëherë janë të nevojshme për lidhjen e mirë dhe të shëndetshme.

Miku i saj më i mirë

Kjo vlen sidomos kur jeni në shoqëri të familjarëve dhe miqve.

Falënderojeni, mbështeteni dhe mos u ndieni i rrezikuar nëse i jepni hapësirë dhe rëndësi gruas së tyre.