Home Këshilla të ndryshme Çka ndodh nëse zakonisht bini herët në gjumë?

Çka ndodh nëse zakonisht bini herët në gjumë?

1Hulumtimi i bërë në Universitetin e Harvardit ka treguar se shkuarja në gjumë një orë më herët se zakonisht, ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut.

Në hulumtim kishin marrë pjesë meshkujt dhe femra, të cilët gjatë natës kishin fjetur shtatë apo më pak dhe të cilët kishin filluar t’i tregojnë shenjat e para të presionit të gjakut.

Gjatë 6 javësh, 13 nga 22 vullnetarët u ishte dashur të shkojnë një orë më herët në gjumë se sa zakonisht e të tjerët në kohën e zakonshme, transmeton Telegrafi.

Shtypja e gjakut tek personat që më herët kishin shkuar në gjumë ishte ulur dukshëm në krahasim me ata që shkonin në gjumë pa ndryshuar orarin.

Mungesa e gjumit dhe jeta stresuese ndërlidhen me rrezikun e shtuar për presion të lartë të gjakut.

Ky hulumtim është njëri ndër të parët, i cili ka vërtetuar se presioni i gjakut mund të rregullohet me orar të shtuar të gjumit.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...