Home Ushqim Coca-Cola mund të shkaktojë kancer

Coca-Cola mund të shkaktojë kancer

Prej kohësh është e njohur se teprimi i pirjes së coca-cola mund të shkaktojë obezitet, por një studim i ri, i publikuar në një revistë italiane, zbulon se efektet negative të pijes më të famshme në botë mund të jetë edhe të tjera.

Denoncimi erdhi nga Qëndra e Shkencës për Interesin Publik, një organizatë amerikane që merret me shëndetin publik. Ajo parashtroi një kërkesë zyrtare për ndalimin e përdorimit të ngjyruesit të ëmbël të pijes freskuese, transmeton TCH.

Sipas Qëndrës, substanca e karamelit ka në përbërje dy substanca, të cilat janë të lidhura me kancerin e mushkërive, mëlçisë dhe tiroides.

Siç shpjegoi drejtori ekzekutiv i Qëndrës, Micheal Jacobson, “bëhet fjalë për një risk minimal të shtuar për shfaqjen e tumorit, por kaq është e mjaftueshme që autoritetet që përkujdesen për shëndetin publik, të alarmohen”.

Nga ana e saj, kompania refuzoi fuqimisht raportin, duke thënë se substancat në fjalë janë studiuar me detaje në shumë vende të botës, por në asnjë prej tyre ato nuk janë shpallur si të dëmshme.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...