Home Këshilla të ndryshme Çokollata e ngrohtë me verë të zezë do t’ju ngrohë këtë dimër

Çokollata e ngrohtë me verë të zezë do t’ju ngrohë këtë dimër

Jashtë është ftohtë, por ekziston një pije magjike e cila do t’ju ngrohë edhe shpirtin edhe trupin – çokollata e ngrohtë me verë të zezë.

Ne për ju kemi një pije gjeniale të ngrohtë e cila do t’ju kthejë buzëqeshjen në fytyrë dhe me të cilën me siguri do ta keni më ngrohtë

Pijen e ka shpikur një blogere amerikane duke i bashkuar dy gjëra të cilat njerëzit i adhurojnë – çokollatën dhe verën, ushqimin e lumturisë dhe pijen e perëndive. Tingëllon joshëse, por edhe më thjesht nuk mund të bëhet.

Ju nevojiten vetëm tre përbërës:

– Çokollatë e shkrirë,
– Qumësht
– Verë e zezë.

Përgatitja:

Më parë shkrini 60 g çokollatë të zezë në 350 ml qumësht në zjarr të lehtë për të përftuar çokollatë bazë të ngrohtë.

Përzieni mirë përbërjen, pastaj në të qitni 250 ml verë të zezë dhe vazhdoni t’i përzieni derisa të gjithë përbërësit të bashkohen mirë.

Njerëzit e pëlqejnë këtë recetë, çdo ditë publikojnë fotografitë e çokollatave të tyre të ngrohta me verë, në të cilat shtojnë edhe shkopthat e popullarizuar të kanellës.

Kënaquni dhe argëtohuni!

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ilaçi i famshëm OKI: Ja çka mund t’i bëj trupit tuaj

Ky ilaz redukton temperaturën, dhimbjen dhe inflamacionin, shkruan Periskopi. Ilaçi i njohur si ‘Oki’ ose siç njihet ndryshe Ketoprofeni, po përdoret në përmasa shumë të mëdha në Kosovë. Para disa muajsh, Shqipëria vendosi të ndalonte shitjen e këtij ilaçi pa recetën e mjekut mbi 40 miligram. Sidoqoftë, kjo masë që ndalon përdorimin pa lejen e mjekut nuk ekziston në Kosovë,...