Çokollata është më e mirë për trurin se ushtrimet fizike

cokollataNjë lajm i mirë vjen për të gjithë adhuruesit e çokollatav.

Një studim i kohëve të fundit thotë se çokollata janë ushqim shumë i nevojshëm për trurin.

Në fakt, çokollatat janë aq të mira për trurin tuaj sa që ndihmojnë për të rritur funksionet e trurit me moshën; më shumë se sa mendohet që e bën joga ose ushtrimet fizike.

Megjithatë, për ta bërë këtë të funksionojë, ju duhet të hani shumë çokollatë por nuk po flasim për 3 apo 4 copë të çokollatës por diku rreth 1 kilogramë.

Në një studim të botuar në revistën Nature Neuroscience, shkencëtarët u kanë dhënë ekstrakt të pluhurit të kakaos një grup të moshës 50-69 vjeçare. Këta njerëz ishin me shëndët të mirë, transmeton Klan Kosova.

Shkencëtarët ndanë në dy grupe pjesëmarrësit, njërit grup i dhanë sasi më të vogla të ekstraktit të kakaos ndërsa grupit tjetër sasi më të madhe duke vazhduar këtë për 3 muaj rresht.

Si rezultat i raportit, gjysma e njerëzve të cilët ishin të dhënë doza më të larta janë gjetur të ketë një rezultat më të mirë në funksionin kujtesës në krahasim me grupin që u shërbyen me doza më të ulëta.