Home Modë & Estetikë Çokollata kundër rrudhave

Çokollata kundër rrudhave

Çokollata kundër rrudhaveShkencëtarët më në fund na kanë dhënë një arsyetim të shkëlqyer për kënaqësi në ngrënien e çokollatës. Kjo përvojë e ëmbël, sipas zbulimeve më të reja, është e suksesshme në zhdukjen e rrudhave.

Doza ditore e çokollatës së errët e mbron lëkurën nga plakja e parakohshme, e shkaktuar nga rrezet e diellit, thonë shkencëtarët.

Studimi ka treguar se konsumimi i përditshëm i disa katrorëve çokollatë, mbron nga rrudhat që i shkaktojnë rrezet ultravjollce të diellit.

Lajmi i mirë është se shkencëtarët besojnë se konsumimi i çokollatës së zezë, mund të zvogëlojnë rrezikun nga kanceri i lëkurës. Mirëpo, që mos të ketë huti, studimi është marrë vetëm me çokollatën e zezë, e cila është e pasur me flavonoide, antioksidues të cilët natyrshëm gjenden në kokrrat e kakaos, ndërsa ato janë përbërja kryesore e çokollatës.

Studimi ka treguar se të anketuarit që kanë konsumuar sasi më të madhe të çokollatës së pasur me flavonoide, mund të durojnë sasi më të madhe të rrezeve ultravjollce në lëkurën e tyre, se sa ata që nuk kanë ngrënë çokollatë të tillë.

Lajmi i keq është se çokollata e pasur me flavonoide, ende nuk është në masë të gjerë e pranishme në treg.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...