Home Ushqim Çokollata ndihmon në uljen e peshës

Çokollata ndihmon në uljen e peshës

Për ata që nuk jetojnë dot pa çokollatë tani vjen një lajm shumë i mirë: konsumimimi i vazhdueshëm i çokollatës (në sasi të vogla), ndihmon në uljen e peshës.

Pavarësisht se çokollata përmban kalori më tepër se shumë ushqime të tjera, ata që e konsumojnë rregullisht në sasi të moderuar kanë një peshë trupore më të mirë se sa ata që nuk e konsumojnë fare. Këto janë rezultatet e një studimi të bërë nga ekspertë amerikanë.

Studiuesit dyshojnë se kaloritë e cokollatës nuk janë si kaloritë normale të ushqimeve të tjera. Përbërërist e çokollatës bëjnë që metabolizmi të punojë fort, që do të thotë se trupi duhet të harxhojë edhe yndyrnat e tepërta.

Si rezultat, efektet metabolike ndaj përbërësve të caktuar e bëjnë çokollatën një ushqim dobësues, sepse sipas kërkësuesve është një ushqim me kalori neutrale. Studimi u publikua mbrëmjen e kaluar, por nuk bëhet ende e ditur se cila është çokollata më e mirë për t’u konsumuar.

Megjithatë kujtojmë se ylli hollivudian Katharinë Hepburn duke folur për formën e saj fizike tha: Ajo çfarë shihni është rezultat i konsumimit të vazhdueshëm të çokollatës.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Këto janë mënyrat mënyrat natyrale për të shtuar në peshë

Rreth 2/3 e njerëzve në SHBA janë mbi peshë ose obezë, por gjithsesi shumë njerëz në botë, kanë problem pasi janë tepër të dobët.Ky është një shqetësim real pasi të qënit nën peshë mund të jetë i dëmshëm për shëndetin po aq sa të qënit obez. Çfarë do të thotë në të vërtetë të qënit “nën peshë”?Të qënit nën peshë...